E Diel, 1 Nëntor 2026

Kastro në librin Gines: Kanë tentuar 638 herë ta vrasin

Share

Fidel Kastro, i cili ka qenë presidenti i Kubës nga viti 1959 deri në vitin 2006, hyri në librin e rekordeve Gines si personi ndaj të cilit janë kryer më shumë tentativa për vrasje, plot 638 herë, publikoi portali zyrtar kubanez Kubadebate (Cubadebate.com).

Lideri historik i revolucionit kubanez, Fidel Kastro, është personi ndaj të cilit janë kryer numri më i madh i tentativave për vrasje, thekson libri i rekordeve të Ginesit dhe arkivat e CIA-s, porositësit kryesor të atentateve, shkruan portali.

Kubadebate pohon se deri në vitin 2006, kur Fidel Kastro dorëzoi pushtetin, ka pasur 638 tentativa për vrasjen e tij, pothuajse të gjitha të udhëhequra nga CIA.

Për vrasjen u shfrytëzuan metoda të panumërta, por të gjitha ishin të pasuksesshme snajpera, shpërthim në këpucë, helm në puro, mjet shpërthyes në topin e bejsbollit dhe shumë të tjera, thekson portali kubanez.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›