Ferrari, një dopietëmes polemikashnë Gjermani
GJERMANI- Fernando Alonso ka triumfuar në çmimin e Madh të Gjermanisë, gara e 11-të e Botërorit të Formula 1. Piloti spanjoll i Ferrarit ka lënë pas shokun e tij të skuadrës Felipe Masa dhe pilotin e Red Bull Sebastian Fetel, por gara është pasuar nga polemika të shumta për shkak të një urdhëri të skuderisë Ferrari që Alonso të kalonte Masën. Ishte xhiroja e 49-të e garës, braziliani ishte duke ecur në limite me spanjollin pas shpine, ndërkohë që Fetel ishte duke ngritur rrezikshëm ritmin. “Fernando është më i shpejtë se ty, a mund ta konfirmosh thelbin e këtij mesazhi?”, ishte pyetja e dalë nga bokset e Ferrarit për Masën. Piloti brazilian nuk u përgjigj, por disa kthesa më pas ngadalësoi dhe lejoi Alonson të kalonte. Një manovër, e cila tashmë quhet e ndaluar nga FIA, që pas parakalimit të famshëm të Shumaker ndaj Barrikelos. Menjëherë pas garës, bosi i Red Bull Kris Horner ka qenë tepër i ashpër. “Makinat Ferrari sot ishin të papërmbajtshme, por mbeta i shokuar nga parakalimi i Alonsos, - deklaroi ai. – Tani çdo gjë varet nga FIA, por urdhrat e skuderisë janë të ndaluara”, shtoi Horner. Fernando Alonso i pyetur për këtë u përgjigj se nuk e dinte fare se çfarë ndodhi, ndërsa Felipe Masa u mjaftua me një koment të shkurtër: “Sot ishim të shkëlqyer, fituam si skuadër”. Pas garës, drejtuesit e skuderisë kokëkuqe janë thirrur për të dhënë shpjegime nga komisarët e pistës, ndërsa Ferrari është gjobitur 100 mijë dollarë për urdhrin e dhënë. Po ashtu, skuderia e Maranelos do të japë llogari edhe para Këshillit Botëror të FIA-s për parakalimin e Alonsos.
Pavarësisht kësaj, Ferrari ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në pistën e Hokenhaimit. Dy makinat kokëkuqe morën kryesimin që në start. Fetel i zuri rrugën Alonsos dhe harroi Masën, që kaloi i pari, ndërsa spanjolli menjëherë zuri vendin e dytë. Ky klasifikim qëndroi në xhiron e 49-të, kur Alonso parakaloi shokun e tij të skuadrës me një manovër jo shumë të rregullt. Në fund, spanjolli mori vendin e parë, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës dhe nga Sebastian Fetel. Vendi i katërt i ka takuar Ljuis Hamilton, ndërsa menjëherë pas tij u rendit piloti tjetër i MekLaren Xhenson Baton. Pas kësaj gare, Botërori i Formula 1 vazhdon të kryesohet nga Hamilton me 157 pikë, i ndjekur nga Baton me 143 dhe dy makinat Red Bull të Veber e Fetel me nga 136. Ndërkohë Fernando Alonso ndodhet i pesti me 123 pikë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)