Misioni humanitaritalian, tur në 19 shtetemes tyre edhe Shqipëria
LIBOHOVë- Një karvan prej 12 fuoristradash ka marshuar në rrugët e qytetit të Libohovës. Drejtuesit e tyre, të cilët nuk kanë shoferë profesionistë kanë ushtruar pasionin e tyre duke udhëtuar nëpër të gjithë jugun e Shqipërisë, në kuadër të një projekti që është pjesë e një misioni humanitar.
Stafi italian i përbërë nga tregtarë, mjekë e persona me profesione të ndryshme shpërndajnë ndihma në të gjitha zonat ku kalojnë, por ky udhëtim ka edhe qëllim turistik.
Sipas organizatorit të këtij karvani, bëhet fjalë për “ një grup miqsh që ngasin fuoristradën dhe ky është një mision që ka kaluar edhe në shtete të tjera, ka mbërritur edhe në Shqipëri. është një vizitë që do na mbetet në mendje për shkak të efektit turistik që provuam”,- shprehet ai.
Libohova renditet e 9-ta në këtë guidë që ka nisur nga Qafë Bota duke vijuar në Skrapar, Berat, Zagori etj. Misioni humanitar ka kaluar në 19 shtete dhe është mbështetur nga ambasada italiane dhe bashkëpunimi i pushteteve vendore.
(m.a/News24/BalkanWeb)