E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana-Vllaznia nis me përplasjen për biletat

Tirana dhe Vllaznia, dy skuadrat të cilat janë ende në luftë për titullin kampion, i kanë kthyer sytë tashmë nga ndeshja e fundit e sezonit, që do t‘i përballë me njëra-tjetrën. Skuadrat, në prag të kësaj supersfide, kanë zgjedhur heshtjen për shtypin, ndërkohë që për sa i përket anës organizative të ndeshjes janë hasur probleme. Burime të besueshme pranë bardhebluve kanë bërë të ditur se dy klubet janë përplasur për çështjen e ndarjes së biletave për ndeshjen e së nesërmes. Mësohet se Tirana u ka ofruar shkodranëve gjithë Tribunën D1. Ndërkohë që drejtuesit e Vllaznisë pretendonin që t‘i merrnin njëherë të gjitha biletat dhe nëse nuk i shiteshin t‘i kthenin mbrapsht. Ata nuk ishin të disponueshëm për t‘i marrë të gjitha. Kështu që klubi bardheblu ka vendosur t‘u vërë në dispozicion shkodranëve vetëm shifrën e parashikuar nga rregullorja: 5% (rreth 800).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›