Ferras, banoret jetojne mes fekaleve
Fier- Indiferentizmi i autoriteteve vendore ka zhytur nje fshat prej 3 mije banoresh ne nje jetese mes ujerave te zeza. Fshati Ferras ndodhet ne komunen e Levanit te rrethit te Fierit, shume afer rruges nacionale Fier-Vlore. Dhe per te dale ne kete rruge kryesore, banoreve u duhet te kalojne ne nje gjatesi prej 2 kilometra te prishur dhe gjithe gropa, ku sundojne fekalet si pasoje e mungeses se kanalizimeve. Por jo vetem kaq, pasi edhe qendra shendetesore, eshte e ngritur ngjitur me varrezat e ketij fshati. Asnje prej pushtetareve vendore nuk eshte interesuar nte ndertoje rrugen dhe kanalizimet e nje prej fshatrave me te medhenj ne Levan. Banoret shprehen se vetem ne kohe fushatash autoritetet kujtohen per te mbushur gropa ose premtojne per ta rregulluar, por deri dje kane qene vetem premtime elektorale.
Ne te dy anet e rruges kryesore te fshatit, por edhe ne ato dytesore, kanalet jane te mbushura me fekale, ose me urinimin bagetive per arsye te mungeses se gropave septike. Aty dikur ka pasur nje kanalizim, por qe sot ai nuk funksionon. Aq me keq qe ne keto kanale jane te shtruara tubacionet e ujesjellesit te fshatit dhe ujerat e zeza mund te bashkohen me ujin e pijshem ne nje defekt fare te vogel, duke rrezikuar me epidemi jetet e banoreve.
Ne keto kushte, gjithcka del jashte kontrollit kur bie shi. Pas permbytjeve qe shkaktohen nga shirat, rruga mbizoterohet nga ujerat e zeza, pa llogaritur me tej edhe ndotjen apo eren e keqe. Por banoret ankohen se ngjitur me varrezat e fshatit, ndodhet qendra shendetesore e fshatit dhe ky sipas tyre eshte nje turp. Nga dritarja e qendres mund te shohesh qarte qivuret e varrezave publike te Ferrasit. Megjithese shume here kane kerkuar ne komune marrjen e masave dhe zgjidhjen e ketij problemi, banoret kane marre vetem indiferentizmin dhe u duhet te kalojne mbi ujerat e zeza per te dale ne rrugen nacionale.
Xh.Beharaj