Semundja mister paralizon 2 vellezer
Librazhd- Dy vellezer nga fshati Spathare i Librazhdit jane paralizuar ne menyre enigmatike, ndersa familja e tyre kerkon ndihme per te zbutur dhimbjen qe i ka mberthyer. Shkelqim Luzi, 14 vjec dhe Dritan Luzi, 18 vjec, tashme qendrojne te paralizuar ne karroca, pasi krejt papritur iu eshte shfaqur nje semundje qe u ka shkaktuar paralizen. Ngjarjet kane ndodhur brenda dy viteve dhe tashme familja Luzi ka nxjerre ne shitje shtepine per te siguruar te ardhura me qellim kurimin e tyre. Dritani dhe Shkelqimi shprehen per gazeten "KJ" se deshirojne qe nje dite te ecin me kembet e tyre dhe te sherohen. "Duam te vazhdojme endrrat tona, por ne fillim duhet te ecim. Shpresojme se dikush do te na ndihmoje", thone ata.
I pari qe ka pesuar fatkeqesine ka qene Dritani. Deri ne klasen e shtate ai ishte si gjithe femijet e tjere. Shkonte ne shkolle, luante me shoket, ndihmonte prinderit etj. Para dy vjetesh humbet ndjeshmerine dhe nuk mund te levize gjymtyret. Familja perpiqet te shpetoje djalin duke u endur ne mjeke dhe ne spitalet e zones. Mjeket, jo vetem qe nuk munden te zbulojne shkakun, por rekomanduan babane e te miturit, Sadikun, qe te mos vazhdoje mjekime duke e thelluar te keqen. Para nje muaji eshte paralizuar edhe vellai tjeter, Shkelqimi. Edhe ai ishte duke vazhduar shkollen. Tani te dy qendrojne ne karroca, ndersa familja nuk ka asnje mundesi financiare qe te kryeje analiza, t'i dergoje per ekzaminime ne klinika dhe te ndjeke kuren.
Familja Luzi jeton vetem me 10 mije leke te ardhura, te cilat realisht nuk mjaftojne per ilacet dhe kujdesin ndaj djemve te paralizuar. Para ketij fakti komuna ka ngritur supet duke u shprehur se nuk ka mundesi financiare qe t'i vije ne ndihme familjes fatkeqe. I deshperuar per fatin e djemve, Sadik Luzi endet spitaleve me shpresen se nje dite do te gjeje nje mjek dhe dike qe do t'i shpetoje nga ky hall. Sadik Luzi ka edhe pese femije te tjere dhe ka frike se semundja e mistershme do te preke edhe ata ne ditet e ardhshme.
Xhaxhai i femijeve, Shyqyri Luzi, mendon se femijet kane nevoje per klinike te specializuar per te percaktuar semundjen dhe per te parandaluar perhapjen e saj tek femijet e tjere. Ai ben apel qe shteti ose dikush te sensibilizohet nga ky rast. Vete familja ka nxjerre ne shitje shtepine dhe token per te siguruar te holla, por askush nuk eshte afruar. Ështe e dhimbshme, por paraliza ka ulur mbi karroca dy djem te shkelqyer ne mesime te cilet kishin mjaft endrra per jeten e tyre. Familja shpreson shume se me ane te sensibilizimit ne media do te ndodhe mrekullia.
Fatos Salliu