Ferrili: Striptizem po fitoi Roma
Sabrina Ferrili e provon edhe njehere. Pas striptizmit te famshem me rastin e titullit kampion te vitit 2001, aktorja romane ben nje tjeter premtim. "Nese Roma fiton Ligen e Kampioneve, u premtoj nje performance tifozeve qe do t'i beje ta harrojne striptizimin e vitit 2001 ne "Circo Massimo". Por nuk them asgje me shume". Lajmin romanisteve ua ka dhene vete Sabrina Ferrili ne nje emision radiofonik. Shume kush u shpreh skeptik rreth premtimit te nje prej tifoezve VIP te Romes, sic eshte Sabrina Ferrili, pasi edhe ne rastin e pare, ajo nuk doli krejtesisht nudo sic kishte premtuar me pare. Megjithate, ultrasit e skuadres urojne qe edhe kesaj here Sabrina t'u sjelle fat atyre sic ndodhi ne vitin 2001, kur atehere verdhekuqte arriten t'i merrnin titullin kampion Juventusit pak jave perpara perfundimit te kampionatit. Nuk eshte rasti i pare qe nje tifoze femer e njohur te beje dicka te tille. Shume modele apo show-girl e kane marre shpesh guximin per t'u zhveshur perpara syve te mijera tifozeve vetem e vetem sepse skuadra e tyre e zemres ka arritur te marre ndonje fitore shume te madhe. Te gjithe tifozet kane nisur te bejne llogarite dhe hesapet u dalin te veshtira, ndonese fundi eshte mjaft i embel. Me pare duhet te eliminojne Mancesterin.