E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancesteri e Barca, nje hap drejt kualifikimit

Jeton Selimi

Mancester Junajtid nenshtron Romen dhe perandori Ferguson i tregon edhe njehere Luciano Spaletit se i duhet te ndertoje nje skuader te forte pervecse spektakolare. Fitorja e mbremshme nuk i le me asnje shans Romes qe te ngreje koke ne "Old Traford", aq me teper qe kujtimi jo edhe aq i larget i nje viti me pare, ka treguar se verdhekuqte mbyten ne atmosferen magjike te ferrit anglez. Ndeshja nis e qete dhe te dyja ekipet kerkojne te studiojne njera-tjetren. Momenti i pare i rrezikshem eshte vertet larg. Ne minuiten e 15-te eshte Roma qe jep sinjalin e pare. Mansini, ne qender te zones gjuan mbi Van der Sarin pas nje asisti perfekt te Mirko Vucinicit. Tentativa e pare e miqve vjen ne minuten e 18-te, kur Anderson qe ka kerkuar te befasoje Donin, por gjuajta e tij eshte per t'u harruar. Me pas faulleve te shumte nga te dyja ekipet deri ne minuten e 24-et, kur Skols sheh topin e tij te devijohet, ndersa po i drejtohej rrjetes. Fergusonit duket sikur mbremja do t'i shkoje keq kur sheh se vetem pas gjysme ore loje Nemaja Vidic largohet per demtim dhe ne vend te tij hidhet O'Shi, por eshte vetem nje iluzion, sepse i zakonshmi Kristiano Ronaldo do te coje peshe tifozet angleze qe mberriten ne stadium me 30 autobuse. Nje kros perfekt i Pol Skolsit dhe aty asi portugez nuk fal. Kercim mbi te gjithe dhe me koke e dergon topin ne rrjeten e Donit. Ferguson hidhet perpjete nga gezimi, ndersa romanet ndjejne token t'u shkase nen kembe. Vucinic kerkon te vere baraspeshat, por gjuajtja e tij perfundon mbi traun e portes. Fraksioni i pare i lojes perfundon me avantazhin minimal te Mancesterit. 45 minutat e dyta nisin me nje Rome krejtesisht ne sulm. Madje, qe ne kornen e pare, Panuci shperdoron nje mundesi te mire per te shenuar. Pak minuta me pas eshte Toneto qe sheh gjuajtjen e tij te perfundoje pak me larg se c'duhet nga shtylla e Van Der Sarit. Eshte serish Vucinic, qe shperdoron nje tjeter mundesi te mire per te shenuar dhe pikerisht ne kete moment eshte Ujen Runi qe mendon t'i vere kapak ndeshjes dhe kualifikimit. Ne minuten e 66-te, ai nuk e ka te veshtire qe fare prane portes te ndeshkoje Donin per here te dyte. Gezimi i anglezeve eshte legjitim, sikurse edhe hidherimi i Romes. Me pas, loja flet "anglisht", pasi Roma nuk po di te organizohet me. Tevez e Ronaldo bejne parade rastesh dhe humbasin vertet shume, por tani gjithcka duket e perfunduar per Fergusonin, qe ne Rome ka arritur fitoren dhe kualifikimin.

Roma-Mancester 0-2

Shenues: K.Ronaldo 39', Runi 66'

Roma: Doni, Kaseti, Mekses, Panuci, Toneto (Sisinjo 69'), De Rosi, Pizarro, Tadei (Zhyli 59'), Akuiliani (Espozito 78'), Mancini, Vucinic

Trajner: Spaleti

Mancester: Van der Sar, Braun, Ferdinand, Vidic (O'Shi 34'), Evra, Kerrik, Skols, Anderson (Hargrivs 56'), K.Ronaldo, Park, Runi (Tevez 84')

Trajner: Ferguson

Gjyqtar: De Bleker

Kartone te verdhe: Mekses, Pizarro, Anderson

Shalke-Barcelona 0-1

Frenk Rajkard ka marre fryme lehte mbreme ne "Auf Schake", kur Bojan Kerkic, talenti i ri i katalanasve, ka shenuar golin e vetem te takimit. Nje gol qe do te thote vertet shume per Barcelonen dhe per momentin e saj aspak te mire qe po kalon ne kampionat. Ndeshja nis menjehere me diktatin e katalanasve qe me Henrine dhe Injesten shikojne t'u shperdorohen dy raste te mira per gol. Megjithate, ne tentativen e trete eshte Kerkic qe fare prane portes shkund rrjeten e portierit Njuer fale nje asisti te francezit Tieri Henri. Nga ky moment, Barca nuk kerkon te humbase avantazhin e cmuar ne nje transferte delikate, por Shalke nuk kerkon te humbase cerekfinalen e pare ne historine e saj ne Ligen e Kampioneve. Megjithate, eksperienca e skuadres se Rajkardit ben te veten, ndonese gjithcka mund te kishte shkuar ndryshe nese Bordon do te humbiste ate rast te arte ne fund te pjeses se pare te takimit.

Shalke-Barcelona 0-1

Shenues: Kerkic

Shalke: Njuer, Rafinja, Bordon, Kerstanjic, Vesterman, Asamoah (Larsen 73'), Ernst, Kobiashvili, Pander, Kuranji (Sancez 61'), Altintop (Lovenkrands 89')

Trajner: Slomka

Barcelona: Valdez, Zambrota, Pyjol, Milito, Abidal, Ksavi, Ture (Markez 74'), Injesta, Eto (Xhovani 82'), Kerkic (Silvinjo 86'), Henri

Trajner: Rajkard

Gjyqtar: Vasaras

Kartone te verdhe: Kerstanjic, Ernst, Pander, Larsen, Milito, Markez, Xhovani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›