Fertiliteti tek meshkujt, eliminoni yndyrat
SHBA- Një dietë e pasur me yndyra të ngopura ka reduktuar spermatozoidet tek meshkujt. Të paktën në këtë përfundim ka arritur një studim i kryer në një klinikë në SHBA, ku 99 burra vuanin nga fertiliteti.
Sipas këtij studimi, burrat që hanin përgjithësisht ushqim të shpejtë kishin më pak spermatozoide. Studimi tregon gjithashtu se spermatozoidet rriteshin nëse trupi përthithte acide yndyrore si Omega 3, që mund të merret nga peshku dhe vajrat bimore.
Këta burra janë studiuar për 4 vjet, duke u pyetur për ushqimin që konsumonin, ndërsa u është marrë vazhdimisht një kampion sperme. Studiuesit kanë arritur më pas në konkluzionin se, meshkujt që konsumonin më pak ushqim të yndyrshëm kishin një numër më të ulët se 43% të spermatozoideve (bëhet fjalë për numrin e spermatozoideve që krijon vëllimin e spermës.
Ndërsa ata që konsumonin më shumë peshk kishin një përqendrim më të mirë të spermatozoideve.
Megjithatë studiuesit deklarojnë se 71% e meshkujve që ishin pjesë e këtij studimi ishin edhe mbipeshë, një faktor tjetër që ndikon në cilësinë e spermës.
Për më tepër, asnjëri prej tyre nuk kishte një numër spermatozoidesh ose përqendrimin e tyre në nivelet "normale" të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (respektivisht të paktën 39 milionë të tilla).
(ma.ar/BalkanWeb)