Tafaj: Me arsim profesional e veshtire te gjesh pune Luljeta Ndoka
Arsimi profesional ne vend shfaq probleme te medha, pavaresisht se ne qe prej nje viti kemi nje ligj europian per kete sistem. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pranuar gjate dites se djeshme se shqetesimi kryesor lidhet me faktin se nxenesit shqiptare qe mbarojne arsimin profesional, nuk arrijne te gjejne nje vend pune, nderkohe qe dhe sektori privat nuk i perkrah ata. "Se pari, Shqiperia nuk shquhet per nje tradite te pasur ne arsimin dhe formimin profesional. Pra, nuk ka trasheguar nje tradite te tille, tregu i punes ne Shqiperi nuk eshte nje treg, i cili e stimulon realisht arsimin profesional", - u shpreh ministri i Arsimit dhe i Shkences, Myqerem Tafaj. Sipas tij, sektori privat, per shkak se ne dilnim nga nje ekonomi e centralizuar dhe ai vete filloi te zhvillohej. "Pas arsimit profesional ende nuk eshte krejt i vetedijshem per rolin paresor qe ka ne zhvillimin e arsimit profesional", - tha Myqerem Tafaj, minister i Arsimit, gjate nje aktiviteti te organizuar nga Ministria e Teknologjise se Informacionit dhe Inovacionit. Nje ngerc tjeter u shpreh Tafaj, ka sjelle edhe integrimi i sistemit te Bolonjes ne arsimin e larte. Nxenesit e shkollave te mesme vendosen perpara nje dileme, se midis kujt sistemi te perzgjedhin per te ardhmen e tyre. "Futja e Bachelor 3-vjecar, sigurisht si ne te gjitha vendet e tjera, edhe ne Shqiperi ka shkaktuar nje lloj dileme. "Cfare do te thote nese une mbaroj nje shkolle profesionale 4-vjecare dhe kam perfunduar per teknike, po kam bere dhe nje mature dhe cfare perfitoj me shume me nje Bachelor, ose duhet te preferoj me teper gjimnazin dhe bachelor dhe kursej 2 vjet me shume, nderkohe qe matura e arsimit profesional me kushton 4 vjet", - tha Tafaj. Sipas tij, eshte pikerisht kjo, dilema me te cilen perballen ata qe duan te vazhdojne arsimin profesional dhe kjo ben qe ata te stepen disi, pavaresisht se ka pasur kerkesa per regjistrime ne keto lloj shkollash. Sipas statistikave zyrtare qe raportojne zyrtaret, regjistrimet ne arsimin profesional jane rritur me 10 per qind krahasuar me dy vite me pare. Nderkohe, nje sfide tjeter ne kete arsim eshte dhe modernizmi i infrastruktures, nderkohe qe pritet ndertimi i 5 shkollave te reja profesionale.
"Thithja" e nxenesve ne profesionale, me bursa
Te gjithe nxenesit qe zgjedhin te frekuentojne shkollat e mesme profesionale, do te trajtohen me bursa nga shteti. Ky eshte mjeti i stimulimit qe do te perdoret nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, me qellim "thithjen" e nje numri te konsiderueshem ne keto shkolla. Plani i integruar i ketij dikasteri, parashikon ne menyre te detajuar te gjitha investimet qe do te behen per arsimin e mesem te pergjithshem dhe ate profesional. Vete ministri i Arsimit dhe Shkences, deklaroi pak dite me pare se per vitet e kaluara eshte rritur shume numri i nxenesve qe jane mbeshtetur me bursa ne shkollat profesionale, porse po behet cmos qe dicka e tille te zbatohet per te gjithe nxenesit. Bursat jane parashikuar per disa kategori. Sipas Planit te Integruar te Ministrise se Arsimit, objektivat jane qe te mbeshteten me bursa te gjithe nxenesit nga 16 rrethe te vendit, qe zgjedhin te regjistrohen ne arsimin profesional. Ndersa nga ana tjeter, nuk do te mungoje nje stimul i tille edhe per nxenesit qe mesojne ne profilet bujqesi, veterinari, ndertim dhe pyje.