E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Ju vrate ne '91-n. Ruci: Po spekulon Rozeta Rapushi

Debate te ashpra mbi pronat dhe krimet e komunizmit shkaktoi ne Kuvend shqyrtimi i ndryshimeve ne projektligjin, "Per te drejten e privatizimit te truallit shteteror ne perdorim dhe per taksen mbi te drejten e perdorimit te tij". Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i quajti "lot krokodili" ato te opozites per pronaret edhe te perndjekurit, duke akuzuar se ne pushtet, selia roze nuk ka bere asnje gje per keto kategori. "Ju shoh 'lotet e krokodilit' per ish-pronaret. Baballaret tuaj kane nxjerre nga shtepite ish-pronaret, te pakten kerkoni te falur. Kur flisni ju per ish-pronaret, eshte si te degjosh Gramoz Rucin te flase per te persekutuarin", - tha Topalli. Kaq mjaftoi qe mes paleve te lindte nje replike e ashper, qe riktheu diskutimet ne kohen e komunizmit. "Une Gramoz Ruci, jam bere Minister i Brendshem me 23 shkurt 1991, dy muaj pasi ishte vendosur pluralizmi politik dhe kam qene Minister jo i diktatures, por i tranzicionit. Pra, ne qofte se nuk do te pranojme kete, nuk do te pranojme se PD dhe pluralizmi politik eshte vendosur ne dhjetor te '90-s", - replikoi Ruci. Ai permendi se eshte krenar qe gjate ushtrimit te kesaj detyre, ka bere tre veprime, si dhenia e 1500 firma per te liruar te perndjekurit politike, duke permendur edhe faktin se megjithese u permbys nje sistem gjate kohes kur ai ka qene Minister, nuk u thye nje xham, nuk u vra njeri. "Kurse per te hequr nje njeri ne '97-n u vrane 4000 njerez. E se treti, per here te pare u zhvilluan zgjedhjet dhe u numeruan votat kokerr me kokerr. Per here te pare vendi pati zgjedhje te lira edhe Ramiz Alia humbi ne Tirane, kurse ju dini vetem te vidhni vota", replikoi Ruci. Por gjate ketij debati, Topalli nderhyri duke i kujtuar se po gjate kohes qe ai ka qene ne detyre, kater te rinj, 16-17 vjec, u vrane ne kufi, dhe trupat e tyre u treguan ne rruget e Shkodres. "A ishit ju zoti Ruci, kur 4 femije te gjimnazit, 16-17 vjec ne ate kohe, qe i vrate ne kufi dhe pastaj i moret trupat e tyre ne te gjitha rruget e qytetit tim. Keto ishin ato qe bete ju zoti Ruci. Por se kam vetem me ty, e kam me te gjithe grupin. Zoti Ruci thote jam krenar, krenar se solli trupat e femijeve ne rruget e Shkodres te vdekur. Krenar se iu hoq prona, se u futen ne burg, dhe jeni krenare ju. Te pakten kerkoni te falur", - vijoi Topalli. Akuza qe u rrezuan teresisht nga kreu i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci. Duke i kerkuar qe te mos spekuloje me kete fatkeqesi, Ruci mohoi qe nje gje e tille te kete ndodhur kur ai ishte minister. "Nuk ka ndodhur absolutisht nje gje e tille, gjate kohes kur une kam qene ne detyre. Keshtu qe mos spekuloni me kete ceshtje, per ate qe nuk ka ekzistuar asnjehere per vrasje ne kufi ne shkurt apo mars te '91-t", - replikoi ai. Nga ana tjeter, Ruci permendi faktin se Parlamenti qe ne vitin 1991, ka nxjerre nje falje dhe ka bere nje rezolute ku kerkohet ndjese per krimet e komunizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›