E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feshferimat e pyllit - Shetitjet ne natyre nje pasion i madh i gjermaneve

Ne Gjermani ka 11 milione hektare pyje. Kjo do te thote se pyjet zene rreth nje te treten e siperfaqes se vendit. Gjermanisti dhe gazetari i specializuar Detlev Arens ka hartuar nje veper monumentale per Pyllin Gjerman nje liber qe lidh njohurite e natyres me historine kulturore.

Ne ndjekje te gjurmeve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kopertina e librit Pylli gjerman i Detlev Arens

Te ecesh neper pyll me Detlev Arensin do te thote te shkelesh nje mbreteri deri tani te panjohur. Sepse papritur gjithcka qe rritet dhe kacavirret atje merr nje emer panje dhe geshtenje e eger kulper dhe jargavan mali. Dhe natyrisht gjithcka ka historine e saj si per shembull ranunculus ficaria gjermanisht Scharbockskraut sepse Scharbock eshte emri gjerman per semundjen e mungeses se vitamines skurbut. Meqenese ajo eshte nje nga bimet e para qe lulezojne me gjethet e tyre te gjelbra dhe keto gjethe te gjelbra kane vertet permbajtje te larte vitamine C ajo eshte perdorur vertet ne te kaluaren si sallate e gjelber e hershme kunder skorbutit.

Kur nisi marredhenia specifike gjermane me pyllin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Deri ketu mjaft praktike por kur dhe si filloi pylli te behej me shume sesa rezervuar ushqimesh vend gjuetie dhe livrues lendesh te para per ndertimin e shtepive Konturet e hershme te marredhenies specifike gjermane me pyllin dallohen gjate renesanses.

Sepse rreth 1500-es elita humaniste ne Gjermani zbuloi shkrimtaret latine sikurse koleget e tyre pertej alpeve. Por gjermanet vendosen prioritetet e tyre. Vepra me e rendesishme ne ceshtjen e pyllit Germania e autorit romak Taciti. Prej Tacitit nxjerr megjithese me nje kendveshtrim te njeanshem nje imazh pozitiv te gjermaneve. Dhe ky imazh pozitiv i gjermaneve dallon fare qarte prej Romes dekadente. Pra Taciti thote pa shikoni gjermanet se si e ndeshkojne tradhtine bashkeshortore gje qe ne Romen e atehershme ishte e zakonshme te pakten te shtresat e larta. Gjermanet e ndeshkonin ashper tradhtine bashkeshortore. Dhe kjo ka pastaj nje funksion shembullor. Natyrisht nga Taciti eshte edhe ky imazh i njohur i gjermaneve pyje te erreta dhe mocale rreqethese. Kjo nuk ishte aq pozitive dhe dallonte shume kundrejt pejzazhit mjaft pa pyje te Mesdheut. Por ishte dicka qe ishte e lidhur me gjermanet. Beteja e Pyllit te Teutoburgut ka shume teori se ku eshte zhvilluar por eshte e qarte se ka qene ne pyll.

Ne romantizem ekzagjerohet pylli

Pylli pati qe ne mesjeten e vonet nuanca pozitive dhe negative.Ai ishte vendi i tmerrit por edhe terren terheqjeje kur dikujt i duhej te arratisej nga mjedisi i vet i jeteses. Kjo do te thote ne pyll ishin ata qe ne anglisht quhen outlaws njerez te nxjerre jashte ligjit jo vetem kusaret edhe te ashtuquajturit good outlaws per shembull Robin Hudi.

Bildunterschrift Pylli romantik dhe mistik

Prej romantikeve pylli u be vend deshirimi personifikim i natyres dhe i bukurise se kulluar. Por ajo qe e simbolizon me qarte marredhenien e gjermaneve me pyllin per Detlev Arensin nuk eshte vetem romantizmi. Ne te njejten kohe qe ne romantizem ekzagjerohet pylli lind silvikultura e njohur dhe me rendesi boterore. Kjo do te thote pylli zbulohet si objekt i kerkimeve dhe si motiv ekonomik. Paralelisht me imazhet e ekzagjeruara te pyjeve ne letersine romantike ne muzike dhe natyrisht edhe ne pikture ndodh regjistrimi i pyllit. Matematika pyjore themelohet si disipline. Si mund te matet me mire pylli fare tabelash mund te perdoren per te llogaritur produktin e tij Dhe duke qene se pylli eshte nje konstrukt racional eshte afermendsh qe atij ti japesh prej fillimit forme te tille qe me vone te mund te mblidhet lehte. Nga ana tjeter kemi entusiazmin e skajshem per pyllin.

Nazistet e shfrytezojne pyllin per ideologjine e tyre

Ne art nuk mbetet asnje teme e paprekur prej pyllit. Para se gjithash natyrisht letersia por edhe piktura e merr kete teme. Nuk te habit fakti qe nje shekull me vone nacionalsocialistet nuk lejuan tu shpetonte pervetesimi i pyllit per ideologjine e tyre.

Por hija e ketij abuzimi ideologjik nderkohe ka avulluar. E megjithate vend per fantazi romantike ai do te mbetet edhe per shume kohe.

Autor Gnther Birkenstock/ Elert Ajazaj

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›