Ne kemi ketu nje lloj Guantanamoje - Situata e refugjateve ne Lampeduza

Kesisoj numri i migranteve rritet sipas te dhenave zyrtare ne gati 6.000 afersisht kaq eshte numri i banoreve te Lampeduzes. Ne kampin e pritjes te planifikuar per 850 refugjate jane sistemuar nderkohe me shume se 2.200 vete. Gjendja eshte katastrofale por qeveria italiane nuk ka ende nder mend te nderhyje.
Porti i Lampeduzes mbremjen e se martes 22.3. Sapo ka mberritur nje anije tjeter me refugjate policet perpiqen ti zmbrapsin rreth 1.000 migrantet ne molin e portit ne menyre qe te ardhurit te mund te zbresin disa sanitare shperndajne batanije alumini ekipet e dy automjeteve te ndihmes se shpejte kujdesen per ata ne gjendje shendetesore me te keqe. Shume ndihmes punojne prej 24 oresh pa nderprerje mungon personel. Pese anije me rreth 500 refugjate kane mberritur vetem nga ora 19 deri ne mesnate ne Lampeduze. Shifra te sakta nuk ka me perllogaritja me serioze eshte e komisariatit te larte te OKB-se per refugjatet i cili presupozon shume me teper se 5.000 imigrante te paligjshem qe qendrojne aktualisht ne Lampeduze kjo megjithese te marten u larguan me avion rreth 400.
Bildunterschrift Shifra te sakta nuk ka me
Zedhenesja e UNHCR Laura Boldrini zakonisht shume e permbajtur reagon e shokuar Njerez qe mbulohen me kartone qe flene nen kamione ose ne karakatina. Ne kodrat mbi port ata ndezin zjarre per tu ngrohur. Nuk ka mundesi nuk mund te mbetet keshtu kjo eshte absolutisht e padurueshme dhe duhet zgjidhur menjehere. Po te mos ndodhe ketu shperthen tensioni.
Kushtet ne Lampeduze shperfillin cdo pershkrim. Kampi i pritjes eshte krejtesisht i tejmbushur situata atje duhet te jete e rende. Refugjate te tjere jane sistemuar ne famulline e ishullit dhe ne ndertesa komunale por pjeses derrmuese i duhet ta kaloje naten jashte ne temperatura rreth 7 gradeve as batanijet nuk mjaftojne. Isami nga Tunizia eshte njeri prej tyre Shume njerez arrijne ketu me rroba qull dhe eshte vertet shume ftohte. Perse nuk mund tiu japin dicka per te veshur Sikur te vazhdoje keshtu kane per te vdekur njerez.
Bildunterschrift Qeveria italiane nuk ka ende nder mend te nderhyje
Nen ze ndihmesit kane thene se disa refugjate i kane shkaktuar vetes plage prerjeje duke shpresuar se do te ndihmohen dhe do te kene nje shtrat te ngrohte. Ngadale gjendja po kthehet ne problem sigurie po formohen grupe dje pati protesta te para dhe greva urie. Kjo edhe per arsye se kushtet higjienike jane cnjerezore. Per me shume se njemije personat ne molin e portit jane ne dispozicion vetem tre nevojtore kimike here pas here ka dicka per te ngrene dhe uje nga nje kamion-cisterne.
Autor Stefan Troendle/ Elert Ajazaj
Redaktoi Aida Cama