Lajcak shte pergjegjesi e shqiptareve dhe jo e nderkombetareve

Miroslav Lajcak i derguari i posacem i baroneshes Catherine Ashton Perfaqesuese e Larte e BE per politiken e Jashtme dhe te Sigurise tha sot ne Tirane se kjo eshte pritshmeria e BE ndaj Shqiperise dhe se realizimi i nje procesi te tille zgjedhor eshte ne rradhe te pare pergjegjesi e qeverise.
Kjo eshte vizita e trete e Miroslav Lajcak ne Tirane qe pas ngjarjeve dramatike te 21 janarit ku gjate nje proteste antiqeveritare te opozites u vrane 4 demonstrues. Ai tha se BE qe nga vizita e tij e dyte shtate jave me pare nuk ka verejtur asnje progres per rifillimin e dialogut politik maxhorance-opozite ndonese ka edhe zhvillime pozitive Fakti qe nuk kam qene ketu per shtate jave tregon se BE nuk ka pare perpjekje te ndershme per te filluar dialogun politik. Ndonese ka edhe zhvillime pozitive. Nuk ka patur demonstrata vdekjeprurese dhe njerezit nuk po vdesin ne rruge por kjo nuk eshte e mjaftueshme per nje vend si Shqiperia qe inspiron te behet kandidate per ne BE dhe me pas te integrohet ne BE tha ai ne konferencen per shtyp qe dha ne Qendren Informative te BE ne Tirane.
Rifillimi i dialogut politik parakusht i progresit
Ndonese sugjerimi i BE per rifillimin e dialogut politik nuk eshte plotesuar nga politikanet drejtues te Shqiperise Miroslav Lajcak tha se qellimi i vizites se tij te trete sot ne Tirane ishte tu percillte politikaneve drejtues te Tiranes pritshmerite e BE dhe komunitetit nderkombetar per zgjedhjet lokale te 8 Majit Ne besojme se ka nje rendesi kyce qe Shqiperia te kthehet ne rrugen e integrimit europian te saj permes reformave nga te cilat perfitojne te gjithe shqiptaret dhe qe lypsen per te ardhmen e tyre europiane. Parakushte te progresit jane rifillimi i dialogut politik respektimi i institucioneve te vendit rikthimi i besimit te politikaneve dhe qytetareve tek Parlamenti vuri ne dukje ai.
Ne emer te BE ai renditi fushat ku BE pret reagim te shpejte nga politikanet e Tiranes hetim te pavarur dhe gjitheperfshires te ngjarjeve te 21 janarit dhe dhenia Prokurorise se Pergjithshme e rezultateve qe pritet te arrije per kete ngjarje komisioni hetimor i Parlamentit dhe garantimi i praktikave me te mira ne organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale te 8 Majit duke zbatuar kodin elektoral ekzistues dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
I pyetur nga DW nese nga bisedimet e sotme me autoritetet e Tiranes ai mori premtimin se pritshmerite e BE dhe te faktorit nderkombetar per garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme dhe moskontestimin e rezultatit do te realizohen ai tha Ne te gjitha vendet eshte e qarte qe eshte qeveria ajo qe ka pergjegjesine per organizimin dhe zhvillimin e nje procesi zgjedhor te lire dhe te ndershem.
Ai perseriti idene e njohur te BE se faktori nderkombetar do te mbeshtese Shqiperine por jane vete qeveria dhe partite politike ato qe do te organizojn dhe zhvillojne zgjedhjet. shte pergjegjesia e shqiptareve per te organizuar zgjedhjet e lira dhe jo e nderkombetareve deklaroi Lajcak sot ne Tirane.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Angjelina Verbica