E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne e refuzojme dhunen ushtarake qe shkakton viktima ne popull - Kina kerkon armepushim te menjehershem ne Libi

Nje zedhenese e Ministrise se Jashtme ne Pekin eshte shprehur se Kina refuzon perdorimin e dhunes ushtarake per zgjidhjen e konflikteve nderkombetare. Jiang Yu kerkoi te marten armepushimin e menjehershem te te gjitha paleve.

Ne rezoluten e OKB-se para se gjithash behet fjale per te mbrojtur civilet. Tani po degjojme per viktima civile per shkak te sulmeve te disa vendeve. Ne e refuzojme dhunen ushtarake qe kerkon gjithnje e me shume viktima ne popullaten civile dhe mund te coje ne nje krize edhe me te madhe humanitare.

Ky eshte qendrimi kinez vendit qe abstenoi ne momentin e votimit te rezolutes se Keshillit te Sigurimit per krijimin e zones se ndalimfluturimit. Kina nuk perdori veton dhe kete e beri duke respektuar pozicionet e disa vendeve arabe shpjegon zedhenesja e Ministrise se Jashtme kineze Jian Yu.

Ne kishim rezerva serioze per rezoluten. Por per shkak te qendrimit te disa vendeve arabe te Unionit Afrikan dhe gjendjes ne Libi bashke me vendet e tjera abstenuam.

Vendet e tjera qe abstenuan ishin Gjermania dhe Rusia. Gjermanise ende i duhet te mbrohet ne vend ndaj kritikave per abstenimin ndersa ne Rusi po ravijezohet publikishtndarja mes kryeministrit rus Vladimir Putin dhe presidentit Dmitri Medvedjev ne ceshtjen e Libise. Medvedjev i cili e ka akuzuar Putinin se me kritikat e tij po keqeson situaten ne vendin afrikanoverior qe edhe pa kete eshte teper e rrezikshme po distancohet gjithnje e me shume nga mentori i tij i cili madje misionin ushtarak ne Libi e ka cilesuar nje kryqezate.

Putin Kjo me kujton kryqezatat mesjetare kur njeri therriste te tjeret te niseshin diku per te cliruar dicka.

Putini i ka cilesuar sulmet e perendimit si perzierje te palejueshme ne nje konflikt te brendshem ne Libi. Ndersa Medvedjevi i cili ne baze te kushtetutes ka ne dore frenat e politikes se jashtme eshte shprehur se Rusia me udhezimin e tij abstenoi ne KS. Medvedjev me qendrimin e tij tregon se ai e sheh si partner Perendimin shprehen vezhguesit te cilet shohin ne perplasjen per Libine konfliktin e pare serioz mes presidentit Medvedjev dhe kryeministrit Vladimir Putin. Por Putini me sa duket nuk eshte vetem. Duma ruse e sunduar nga partia e Putinit Rusia e bashkuar pritet qe te denoje misionin ushtarak te Perendimit ne Libi diten e sotme e merkure 23.03.

Autor dpa/ap Lindita Arapi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›