E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia shqiptare promovohet ne Bavari

Mirardhshi ne Shqiperi - me keto fjale ministri i jashtem Edmond Haxhinasto e perfundoi fjalen e tij promovuese ne konferencen ekonomike te marten ne Mynih. Kete ftese e degjojme me kenaqesi u pergjigj Alexander Hoegle nenkryetar i dhomes bavareze te tregtise dhe industrise ne ambientet e se ciles po zhvillohej konferenca njeditore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edmond Haxhinasto u beri thirrje bavarezeve te investojne ne Shqiperi

Dita ekonomike shqiptare ishte aktiviteti i pare i ketij lloji ne Bavari dhe hera e pare qe bavarezet paten rastin te njiheshin nga afer me potencialet investuese te vendit. Katja Hessel sekretare shteti per ekonomine ne landin gjermano-jugor u shpreh optimiste se kjo konference do ta nxisenjerin apo tjetrin vizitor te mundshem drejt Shqiperise.

Tani qe qeveria ka marre nje sere masash per te lehtesuar investimet dhe duke pare edhe pjesemarrjen e madhe ne kete konference mendoj se shanset qe sipermarrjet bavareze te investojne ne Shqiperi jane te medha i tha ajo Deutsche Welles. E rendesishme eshte qe te permbushen kushtet e pershtatshme ligjore dhe juridike.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eno Bozdo zevendesminister i ekonomise

Investime te mbrojtura

Kryetari i dhomes shqiptare te tregtis dhe industrise Nikolin Jaka tha se keto kushte sa vijne e permiresohen. Pervec masave te marra qe me pare per lehtesimin e procedurave te regjistrimit dhe uljen e taksave ne dhjete perqind Shqiperia tani ka miratuar edhe ligjin per investimet e huaja ne sektoret e saj strategjike. Keto jane turizmi bujqesia energjetika dhe infrastruktura per te cilat qeveria ka miratuar nje ligj shtese qe u jep imunitet te gjithe investitoreve qe investojne mbi dhjete milione euro ne keto fusha. Kjo do te thote se qeveria shqiptare merr persiper te gjitha konfliktet qe dalin sidomos ne lidhje me pronesine tha Jaka.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Afro 40 biznesmene shqiptare dhe po aq bavareze paten rastin te njiheshin me njeri-tjetrin

Nikolin Jaka pat sjelle me vete rreth 40 biznesmene te cilet me projektet e tyre kishin ardhur te kerkonin partneret gjermane. Shoqata Ekonomike Gjermano-Shqiptare DAWG pat zhvilluar edhe vitin e kaluar dy aktivitete te tilla promovuese ne Berlin dhe Hamburg por ato kane mundur te levizin deri tani shume pak investitore drejt Shqiperise.

Gjermanet skeptike

Anduena Stefan e cila eshte keshilltare e pavarur ne Tirane ka nje pergjigje per kete perparim te ngadalshem Investitoret gjermane jane shume skeptike dhe konferenca te tilla jane shume te rendesishme sepse shikojne qe ka interes e mbeshtetje politike ka njerez me te cilet mund te flasin ka partnere me te cilet mund te fillojne kooperimin. shte shume me e veshtire te sjellesh kaq biznesmene qe erdhen ketu deri ne kete konference nga Gjermania ne Shqiperi. Domethene interesi duhet stimuluar nga pala shqiptare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Anete Kasten perfaqeson interesat e biznesit gjerman ne Shqiperi

Edhe tensionet e vazhdueshme ne politiken e brendshme nuk perbejne patjeter nje nxitje per investitorin e huaj. Trazirat e 21 janarit megjithate paten nje efekt shume te shkurter frenues thote Anette Kasten qe drejton filialin e Dhomes Gjermane te Industrise dhe Tregtise ne Tirane Shqiperia nuk eshte se ka ndonje imazh shume te mire keshtu qe kur trazirat u shfaqen edhe ne televizionin gjerman pati disa delegacione sipermarresish qe i shtyne per me vone udhetimet e tyre. Por ata tani serish jane regjistruar - tha Kasten.

Autor Anila Shuka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›