E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE vendos për çmimin e ri të energjisë

14/12/2011  Caktohet KPMG-ja ekspert ndërkombëtar për të përfaqësuar ERE-n në panelin rishikues

Sinjale pozitive për përjashtim të rritjes së çmimit për konsumatorët

Enti Rregullator i Energjisë pritet që të vendosë sot çmimin e ri të energjisë për operatorët e tregut për tre vitet në vijim. Kërkesat e “CEZ Shpërndarje”-s, KESH-it dhe OST-së janë trajtuar në disa dëgjimore publike të zhvilluara nga ERE, ndërkohë që vetë drejtues të Entit Rregullator të Energjisë kanë theksuar se vendimi do të jetë në mbrojtje të konsumatorëve, duke u përjashtuar mundësia e shtrenjtimit të tarifave. Deri më tani ERE ka miratuar planin e investimeve të OST-së dhe të KESH-it, ndërkohë që për CEZ ka kërkuar shpjegime mbi dy pika të këtij plani. Nga ERE u dha sinjali se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë për konsumatorin final dhe kjo duket se do të kalojë si barrë mes operatorëve dhe rritja e çmimit të energjisë për biznesin në orët e pikut. Ndërkaq, pas shtyrjes së mbledhjes së zhvilluar më 7 dhjetor për këtë qëllim, është vendosur që të caktohet KPMG-ja në cilësinë e ekspertit që do të përfaqësojë ERE-n në Panelin Rishikues të kërkuar nga “CEZ Shpërndarje” sh.a. Një nga arsyet që nuk do të çojë në rritjen e çmimit të energjisë është fakti se investimet në rrjet janë akoma të pamjaftueshme. Sa i takon variantit të dytë të “CEZ Shpërndarje” për të mos kërkuar rritje në rast se i paguhen borxhet që i kanë institucionet, përfaqësues të ERE-s shprehen se kjo nuk është pjesë e vendimmarrjes së tyre.

Vendimet

Bordi i Komisionerëve të ERE-s ka miratuar në mbledhjen e javës së kaluar kërkesën e shoqërisë “Snow Energy”, për licencim në prodhimin e energjisë nga HEC “Koka 1” dhe për licencim në tregtimit të energjisë. Po kështu, shoqëria “HEC Ulëz Shkopet”, ka kërkuar licencim në prodhimin e energjisë nga HEC “Ulëz” dhe HEC “Shkopet, si dhe licencim në tregtimin e energjisë. Edhe shoqëria “HEC Lanabregas” ka kërkuar licencim për prodhimin e energjisë nga HEC “Lanabregas”, si dhe licencim për tregtimin e energjisë elektrike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›