E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e 8 marsit “cmend” grate e kryeqytetit

Alkool, muzike, cigare, femra te ekzaltuara, lojera seksuale, prekje, performanca hot te meshkujve “dhurate” dhe… argetim i shfrenuar pa partneret e tyre deri ne oret e para te mengjesit. Kjo ka qene panorama e mbremjes se 8 marsit ne Pub-et e kryeqytetit ne diten nderkombetare te Gruas. Gjithcka e organizuar ne formen e nje spektakli, performancat e striptisteve ne skenat e improvizuara te lokaleve kane “cmendur” seksualisht grate, te cilat pas nje dite te mbushur me urime ishin mbledhur per te festuar pa komplekse.

Nje dhome e kuqe rrefimi, dhurate per “mekataret”

E ndezur ka qene atmosfera ne “Mumja” club, mbremjen e djeshme. Nje nga diskot me te frekuentuara te Tiranes ne oren 22:00 ka startuar festen pa tabu, fillimisht me prezantimin e dy striptisteve te ardhur nga Londra (njeri me ngjyre) posacerisht per “vajzat e keqija”. Meshkujt e zhveshur dhe femrat topless kane dhuruar nje shfaqje seksuale “jashte kontrollit” me prekje dhe kercime epshndjellese per te gjithe te pranishmet. Si ne nje film Hollywood-ian, mes fishkellimash, ulerimash, gotave te alkoolit, deshirash per t’i zhveshur dhe “tymit” qe dukej se leshohej qellimisht ne momentet me pikante te mbremjes, femrat ngjiteshin me radhe ne piste per te kercyer me balerinet muskuloze. Me vone atmosfera eshte ndezur edhe me shume, kur nga ora 01:00 striptistet jane zhveshur krejtesisht duke bere lojera erotike me trupin e tyre, por edhe te grave. E vecante eshte konsideruar “Hot room” ne kete club, nje dhome e kuqe, pergatitur enkas per te surprizuar femrat e guximshme qe pranonin te hynin aty.

Clirim nga zhinxhiret e rutines

Edhe ne lokalin tjeter te nates, Lollypop, 8 marsi eshte festuar po me kaq zhumre. Ne nje hapesire gjigante, here-here te krijohej pershtypja sikur te gjitha femrat kishin pritur kete date dhe kete ambient per t’u cliruar nga zinxhiret e “rutines”. Gjithsesi, ketu performonin me shume femra striptiste, sesa meshkuj provokues.

Kengetaret festojne ndryshe…

“Princesha”, keshtu ka preferuar t’i quaje dhe t’i trajtoje femrat per 8 mars kengetari i mirenjohur, Elton Deda, njekohesisht dhe pronar i “Rockstock” club. Eneida Tarifa, Marsela Cibukaj, Kamela Islamaj kane qene artistet qe kane dhuruar per femren nje mbremje muzikore krejt ndryshe nga “harbimi” i club-eve te tjera. Kenge, ritem, alkool me mase dhe argetim brenda normave te lejuara nen tingujt cilesore, keshtu eshte fetsuar ne kete lokal.

Femra gjysme te zhveshura dhe kercime erotike

Ka qene nje nate e gjate, plot me supriza edhe ajo ne ambientet e “Diesel Hall”, nje tjeter lokal nate ne kryeqytet. Femra gjysme lakuriq, kercime erotike dhe te papritura nga me te cuditshmet. Ne kete club ka qene e lejuar dhe prania e klienteve meshkuj, madje keta te fundit shoqeronin me prekje, puthje dhe klithma, balerinat gjate performancave.

Historiku i Dites Nderkombetare te Gruas

8 Marsi eshte dite kremtimi per te gjitha grate e botes. Jo si nje feste, por si nje forme respekti, dashurie dhe vleresimi per te gjitha arritjet sociale, ekonomike dhe politike te femrave. Ideja e nje dite nderkombetare per gruan u hodh per here te pare ne 1900-en, kur bota e industrializuar po njihte nje periudhe tranzicioni e turbullimesh, bumi te rritjes se popullsise dhe ideologjive radikale. Dita e pare kombetare e grave u mbajt ne Shtetet e Bashkuara, ne pajtim me nje deklarate te Partise Socialiste te Amerikes. Por, karakterin nderkombetar do ta fitonte vetem pas takimit te internacionales socialiste ne Kopenhagen, ne 1910-en, si nderim ndaj levizjes per te drejtat e grave. Dita e pare nderkombetare e gruas u vendos te caktohej me 19 mars te vitit pasues. Nje jave pas ketij vendimi, ne 25 mars ndodhi tragjedia e zjarrit ne fabriken e tekstileve “Triangle Shirtaist” te Nee York-ut, ku mbi 140 vajza te moshes nga 16 deri ne 23 vjec, kryesisht emigrante humben jeten mes flakeve, apo duke u hedhur nga katet e siperme te nderteses. Menaxheret u kishin bllokuar dyert, ashtu sic benin rendom gjate orarit te punes, per t’i ndaluar vajzat te vidhnin bluzat qe prodhonin. 8 marsi, si date shfaqet per here te pare tek mbledhjet dhe manifestimet e grave ne Europe kunder Luftes se Pare Boterore. Pas humbjes se 2 milione ushtareve ruse, te dielen e fundit te shkurtit te 1917-s, grate ruse hyne ne greve per “buke dhe per paqe”. Kater dite me pas, Cari u detyrua te jepte doreheqjen dhe qeveria e perkohshme iu dha grave te drejten e votes. Kjo ngjarje ndodhi me 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili perdorej asokohe ne Rusi. Ne kalendarin Gregorian, kjo date i perkonte 8 marsit. 2011-ta shenon 100-vjetorin e dites se gruas. Evente te ndryshme jane organizuar ne anekend botes, duke nisur nga Kina, ku shtepiaket e shfrytezuan festen per te shpalosur talentet e tyre ne prerjen e zbukurimeve prej letre, ne Filipine ku mijera gra dolen ne nje marshim, e deri ne Meksike, ku kjo dite u shenua me nje maratone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›