E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Birrës-nata finale, Irfan Hysenbelliu: Vitin tjetër, festa dhe në Tiranë

KORCE-Korca feston magjishëm, nën tingujt e muzikës dhe gotave pa fund të birrës, Festën e Birrës. Mijëra turistë janë dyndur sot në qytetin juglindor për të marrë pjesë në natën finale të Festës së Birrës, ku mbretëresha e kësaj feste ka qenë padyshim ‘Birra Korca’. 

Tepër e vështirë është të gjesh në këtë natë hotel në Korcë, e megjithatë shumë të rinj e kanë ndarë mendjen, do e gdhijnë jashtë duke pirë birra e dëfryer nën tingujt e muzikës.
News24 transmetoi castet e festës së organizuar ku grupe të njohur të muzikës shqiptare ndezën atmosferën dhe qershia mbi tortë ishte i ftuari special për këtë mbrëmje, kitaristi i grupit “Guns N' Roses” Ron Thal Bumblefoot. 

Irfan Hysenbelliu
Presidenti i ‘Birra Korca’, z Irfan Hysenbelliu ndan dhe surprizën për vitin tjetër.
“E kemi ruajtur një surprizë për vitin e ardhshëm. Në muajin korrik do e transferojmë festën dhe në Tiranë, ndërsa në Gusht do e kemi në Korcë. Jemi duke shkuar në traditën e një feste mbarëkombëtare do e sjellim në Tiranë ku popullsia është tepër e madhe dhe u pëlqen jashtë mase Birra Korca”.

‘Birra Korca’ u konsiderua gjatë kësaj feste si më e pëlqyera ndër birrat shqiptare dhe z Hysenbelliu rrëfen sekretin.

“ Është e vërtetë që ‘Birra Korca’ ka thyer rekordin e saj. Ka shumë njerëz këtu dhe është e vështirë të gjesh hotele, sheshi është plot, ka qenë plot për të pesta netët rresht. Një atmosferë e gëzyeshme.
Por ‘Birra Korca’ e vërtetoi sot që është birra e parë shqiptare dhe që vijon të ruajë këtë e na mbajë ende këtë emër në treg.
‘Birra Korca’ ka risi në përmirësimin e saj. Ne jemi përpjekur që të jemi besnikë dhe tepër korrekt me konsumatorin dhe një grup gjermanësh që menaxhojnë birrën janë vendosur në fabrikën e “Birrës Korca’ për të vendosur një standard jo vetëm për tregun këtu, por që edhe në tregun evropian të jetë konkurruese me birrat e tjera dhe rritet cdo ditë. Dhe është provuar tashmë që dhe konsumatorët e duan. Dhe shqiptarët kanë filluar të preferojnë birrën e tyre dhe në veçanti birrën e parë, ‘Birrën Korca’. 

Z Hysenbelliu thekson se meritë të vecantë për organizimin e kësaj feste madhështore e ka Kryetari i Bashkisë së korcës, z Niko Peleshi.
“Meritë të vecantë ka z Niko Peleshi që ka qenë i interesuar për zhvillimet e Birrës Korca dhe mbështetësi më i madh për realizimin e kësaj feste. Kryebashkiaku është një njeri dhe familjar shumë i mirë, një intetektual që e ka merituar plotësisht postin që i ka besuar PS, atë të zv/kryeministrit të shtetit”, thotë z Hysenbelliu duke shtuar se ‘nuk mendoj që Niko Peleshi duke qenë në qeveri, mendoj që dhe atje ku është do të vijojë të jetë i interesuar për këtë festë që e ka ngritur vetë deri këtu”.

Niko Peleshi
Kryetari i Bashkisë së Korcës, z Niko Peleshi gjithashtu festoi, për 5 netë radhazi mes qytetarëve. Në një prononcim për Neës24, z Peleshi u shpreh për gazetaren Ola Bruko se festa e Birrës u kthye në traditë dhe falë traditës që kishte nisur birra e parë shqiptare në këtë qytet, ‘Birra Korca’.
‘Festa e Birrës nuk është një event i rastësishëm. Festa e Birrës këtë vit arriti kulmin. Ne jemi krenarë që kemi festën e parë të birrës, por edhe birrën e parë shqiptare e kemi nga qyteti ynë. Korca përjetoi netë magjike në këtë festë. Nqs pyesni sot, është tepër e vështirë të gjeni lokale bosh, hotele bosh, jo vetëm këtu në qytet, por në gjithë Qarkun e Korcës”.

Peleshi u zotua se megjithë postin e ri në qeveri nuk do e braktisë kurrë organizimin e kësaj feste.

Në çdo pozicion që do të jem do mbështes këtë festë
“Nuk do jem më si kryebashkiak dhe organizator i këtij eventi, por në çdo pozicion që do të jem, do e mbështes këtë festë”.

(d.b/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Kitaristi i Guns n Roses foto kujtim me Niko Peleshin Kitaristi i grupit “Guns N' Roses” ju fton sot për një birrë Korça Katër netë festë, pihen 100 mijë "Birra Korça"  50 mijë vetë në shesh, Turistët: 'Birra Korça', mbretëresha e festës FOTO NGA FESTA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›