E Shtunë, 31 Tetor 2026

“The Voice”: Zeri i Italise eshte Elhaida Dani

Nuk ka zhgenjyer as ne naten e madhe talenti shqiptar Elhaida Dani e cila pas nje gare te forte dhe me emocione ka arritur dhe nje here me shume publikun se ajo ishte zeri me i mire. Elhaida eshte fituesja e edicionit te pare te “The Voice of Italy” Ajo triumfon duke fituar finalen e madhe me nje diference votash qe mund te konsiderohej si nje fitore me vete. Talentja shqiptare Elhaida Dani, kupen e pare ne karrieren e saj e ka ngritur ne Tv Klan, ne super spektaklin “Star Academy, ne vitin 2008. Ajo ne moshen 16-vjecare kurorezohet per here te pare si talent ne nje shoe muzikor. Keshtu ideatorja dhe moderatoria e ketij talent-shoe Zana Cela kujton per tv Klanin: “Erdhi ne tv Klan dhe me kembengulje kerkonte te me takonte mua pasi ne e kishim mbyllur fazen e selektimit te konkurrenteve. Me beri pershtypje kembengulja e saj dhe mendova se duhet ta provonte nje here. Dhe ne fakt qe ne momentin e pare qe e degjuam thame “Kjo vajze ka potence te madhe vokali”. Karriera e saj do te vijonte ne Tv Klan, si pjese e “Te Dieles Shqiptare”, per 2-vjet me radhe. “TV Klan” ka lancuar sukseset e saj. Elhaida Dani i ka mbushur me ndjenja krenarie shkodranet dhe te gjithe shqiptaret. E bukura ndodhi. Secili shprehu emocionin e kesaj mbremjeje ne menyren e vet. Mes emocionesh te shumta Elhaida falenderon, italisht e shqip: "Grazie Italia! Faleminderit!”. Te kenaqur mijera shqiptare qe ndoqen keto jave me pasion vajzen e re nga Shkodra. Sigurisht ajo nuk le pa shprehur mirenjohjen e thelle ndaj kengetarit te madh, Riccardo Cocciante, i cili pervec mbeshtetjes i dhuroi edhe nje kenge te shkruar nga vete ai, "Ehen love calls your name". Nje kenge qe Cocciante e mbante ne sirtarin e tij, me tekst te Roxanne Seeman, e titular ‘Ehen love calls your name’ ishte interpretimi i saj i trete. Me kete interpretim vajza nga Shqiperia la me goje hapur edhe vete Coccianten, i cili u shpreh se e ruante si nje gur te cmuar kete kenge ne sirtarin e tij, por qe sot Elhaida e ktheu ne nje diamant. Kenga e kenduar nga Elhaida "Ehen Love Calls Your Name" me muzike te Cocciantes, qe deri ne oren 24.00 se te merkures, 29 maj, ishte me e shkarkuara ne iTunes. Elhaida Dani eshte shpallur fituese e edicionit te pare te "The Voice of Italy". Nje jete e re nis per Elhaida Danin pas shpalljes si Zeri me i mire ne Itali. Mes shume prononcimesh per mediat italiane Elhaida beri nje prononcim edhe per TV ABC News “Menjehere pas fitores pata nje konference per shtyp me rreth 30 e ca gazetare. Dhe sot jam zgjuar nga telefonatat dhe urime e shume njerezve. Mora nje telefonate edhe nga Kryeministri Berisha dhe jam shume e emocionuar qe mora nje telefonat kaq te rendesishme. Une po pres pas marrjes se cmimit qe te vendos planet per te ardhmen me Agjencine Univers. Mendohet qe te bejme nje album qe do te dale nga funi i qershorit ose fillimi i korrikut”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›