E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Greqisë, PDIU protestë në urën e Dragotit në Këlcyrë

KËLCYRË- Teksa priten mbërritja e autobusëve grek të tokën shqiptare, për të festuar në memorialin e ushtarëve të rënë, PDIU është tubuar në në urën e Dragotit në Këlcyrë në shenjë proteste. Në shtetin helen sot shënohet 72 vjetori i fillimit të luftës italo-greke, ditë e cila në Greqi është festë kombëtare dhe nderon të rënët e luftës.

Grekët zhvilluan dje sërish homazhe në varrezat e vjetra të Boboshticës. Pas skandalit të betonizimit të varrezave 200-vjeçare në fshatin Boboshticë të Korçës, edhe këtë vit është zhvilluar sërish ceremonia e homazheve në të cilën nderohen edhe dy ushtarë të rënë grekë. 

Konsullata greke në Korçë, me diplomatin grek Janis Pedhjosis, përfaqësues të shoqatës “Omonia”, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, deputetë të Partisë “Demokracia e re” në Greqi dhe qindra qytetarë grekë, të cilët kishin ardhur enkas nga Selaniku dhe Athina me autobusë për të kryer homazhe në memorialin e ngritur në varrezat e vjetra të fshatit Boboshticë. Surprizë e ceremonisë fetare të organizuar në Boboshticë ka qënë edhe shfaqja në publik e ish-kreut të “Omonia”-s Naum Disho
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Çlirimi i Greqisë, kujtohen ushtarët grekë në Boboshticë, shfaqet Disho AK bllokon kalimin e ‘Agimit të Artë’

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›