E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot zgjohemi me orën e re. Akrepat shkuan 60 minuta prapa

Sot, më 28 tetor, akrepat e orës janë zhvendosur 60 minuta prapa. Këtë të diel nis llogaritje dimërore e kohës.

Ndryshimi i orës është bërë gjatë natës duke e gdhirë e dita e sotme, kur akrepat shënuan orën 03:00, të cilat me orën e re shënojnë 02:00. Zyrtarisht kemi hyrë në ritmet e dimrit.

Mos harroni të ndërroni orën për nesër, kur fillon puna, shkolla dhe detyrimet e tjera.

Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qënë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të ndryshojnë orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Si ligj europian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo 4 vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit. 
(dbono/Balkanweb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›