E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Halloween, fantazmat dhe shpirtrat mbushin rrugët e Tiranës

Një natë e veçantë ku të lejon të vishesh e të sillesh ndryshe nga mbrëmjet e zakonshme. Maskime të shumëllojshme nga ato më të frikshmet e deri tek ato më të dashura. Tanimë festa e Halloween është bërë traditë edhe në Tiranë. Mbrëmja e 31 tetorit, ka nisur në ambjentet e teatrit të kukullave dhe për të vazhduar në disa prej lokaleve kryesore të kryeqytetit, e cila ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Është fshehja e identitetit të tyre të vërtet ajo që i shtyn njerzit të maskohen e ta festojnë këtë ditë.
Halloweeni është festë perëndimore që daton nga keltët pagan dhe tradicionalisht festohet në natën e 31 Tetorit. Ajo paraqet festën e vitit të ri për adhuruesin e djallit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›