Festa e Hashures, Topi: Filozofi e bukur e islamit, bashkon njerëzit
TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi zhvilloi sot paradite një vizitë një Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, me rastin e Festës së Hashures, ku u prit përzemërsisht nga Haxhi Baba Edmond Brahimaj, dhe krerë të tjerë bektashinj.
Gjatë takimit dhe bashkëbisedimit të ngrohtë e miqësor, Kreu i Shtetit shprehu urimet më të mira për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë kudo ku ata ndodhen, duke theksuar njëkohësisht dëshirën që këto tradita të veçanta të vazhdojnë të japin si kurdoherë mesazhet e rëndësishme të dashurisë, mirëkuptimit, paqes e harmonisë me njëri-tjetrin.
Pas vizitës, Presidenti Topi iu përgjigj edhe interesimit të mediave të pranishme me këtë rast: “Unë, në këtë ditë plot kuptim për bektashinjtë kur përkujtohen sakrificat e profetëve dhe të gjithë luftëtarët e martirët që luftuan në Qerbela për liri dhe demokraci, patjetër që jap urimet për çdo besimtar. Nga ana tjetër, Festa e Hashures ka një kuptim shumë interesant. Ju e dini që baza e Hashures është gruri, është ai që përbën elementin themelor të jetës së njeriut, pra atë po disktutonim edhe me Baba Mondin për këtë filozofi kaq të bukur të islamit që, në thelbin e vet ka atë që i shërben të gjithë njerëzve: Ka mirëkuptim, dhënien e ndihmës, komunikim dhe për të qenë të gjithë bashkë në një jetë, e cila na ka sjellë të gjithëve së bashku në këtë botë”, tha Topi.
Po sot Presidenti Topi ka zhvilluar një vizitë edhe në qytetin e Rrëshenit, me rastin e 15-vjetorit të krijimit të Dioqezës. Ai u prit nga Ipeshkvi Kristoforo Palmieri dhe kryebashkiaku Ndue Gega.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Festa e Hashures, Topi uron besimtarët