Taksat, Berisha: PS sjell modelin marksist, 'Luftë të pasurve'
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ftoi sot opozitën të sjellë propozime konkrete që ulin varfërinë në vend, ndërsa cilësoi model shkatërrues dhe komunist, propozimet që PS shpalosi dje në Parlament për taksat.
Deklarata e Berishës u bë sot në mbledhjen e qeverisë ku përshëndeti votimin e buxhetit të shtetit për vitin 2012 dhe shprehu keqardhje për propozimet e PS. Berisha nuk ka la pa përmendur edhe Asamblenë Kombëtare të PS-së ku kreu i saj Edi Rama propozoi ngritjen e Këshillit të të Urtëve.
“Unë e falenderoj opozitën për diskutimet për buxhetin dje në parlament, por konsideroj si marksiste propozimet e opozitës për taksat në vend. Shpreh keqardhjen e thellë, për disa propozime të cilat synonin pikërisht mekanizmin themelor të modelit, zëvëndësimin e modelit të tregut me modelin marksist. Sidomos tani që kthyen në Asamble gjithë byroja, të gjithë fëmijët e bllokut. Po, me taksat cfarë kishin, se me to nuk u përzihet kush. Le të kthejnë dhe anëtarët e byrosë në këshillin e të urtëve se dhe ajo nuk është punë e jona”.
Kryeministri theksoi se shqiptarët do të dinin të zgjidhnin mes modelit të pikatores e skamjes, që sipas tij e sjell opozita dhe të dyfishimit të rrogave e pensioneve që sjell qeveria. Sipas Berishes, modeli i PS është luftë klasash.
"U bëj thirrje mësuesve, infermierëve, mjekëve, pensionistëve, shqiptarëve me cilin model do të ishin dakord, me atë që u jep 22 mijë lekë dhe u merr 7 mijë, apo me atë që u jep 500 mijë dhe u merr 50 mijë, kur u mbeten 450 mijë? Cilin do preferonin shqiptarët? Modelin e pikatores dhe skamjes, apo modelin e dyfishimit të rrogave".
“Ideja e tyre për të zëvendësuar taksën e sheshtë më atë progresive kërkon shkatërrimin e sistemit të reformave. Partia Socialiste kërkon rrënimin e vendit me sllogane komuniste, Luftë kundër të pasurve. Këta duan të të shkatërrojnë me taksa, se si krijohen vendet e reja të punës, nëpërmjet investimeve. Këta shkojnë e shprehen me eksponentë klasorë ”, deklaroi kryeministri.
Duke vijuar fjalën për eksponentët klasorë, Berisha solli shembull Ylli Fidelin me një biznesmen amerikan.
“Të krahasosh Fidelin me Uorren Dafet do të thotë të tallesh me veten tënde. Kapitalizmi amerikan arriti pas 200 vjetësh të ketë gjigandë si Uorren, ne kemi vetëm 2 dekada dhe kemi Fidelin. Epo varfëria nuk bëhet zhbëhet duke shkatërruar të pasurit. Këtë e kanë provuar shqiptarët në kurrizin e tyre”.
Kreu i qeverisë ftoi opozitën të sjellë propozime që do të ulnin varfërinë në vend.
“Sigurisht që ka të varfër në vend. Ftoj opozitën të paraqesë propozimet e saj, të ndihmojë ata dhe jo të paraqesë një mozaik ku nga njëra anë na shtron vendin si të shtrojë republikë tregtare nga ana tjetër krahason Fidelin me Uorrne Dafet”.
Buxheti
Kryeministri Berisha e cilësoi sot buxhetin e vitit 2012 i cili u votua dje në parlament si më të madhin në historinë e vendit.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se modeli ekonomik shqiptar saj është modeli që garanton realizimin e objektivave më ambicioze të kësaj mazhorance, të kontrollojë borxhin dhe deficitin si dhe të rrisë rrogat dhe pensionet.
“Modeli ekonomik i kësaj qeverie shpëtoi Shqipërinë nga kriza e thellë, përpirëse që përfshiu Europën dhe botën, bëri që leku të tregohet lek i vërtet. Qeveria e bazon buxhetin e saj ambicioz dhe në të dhënat aktuale të ekonomisë të cilat dëshmojnë se ka një xhiro të përgjithshme në 9-mujorin që shkoi mbi 15.5 përqind. Sipas deklaratës së ndëramarrjeve të prodhimit në tatime rritja është 18.9 përqind. Rritje ka pasur edhe xhiroja në shërbimet publike me 5.5 përqind dhe në ndërtim me 3.05 përqind” ka theksuar Berisha.
Sipas tij, buxheti garanton zbatimin e të gjitha projekteve të Shqipërisë dixhitale, objektivi më madhor për 100 vjetorin e Pavarësisë si dhe mbështet projektet më ambiciozë në infrastrukturë, ujëra, shkolla, spitale dhe në projektet e mëdha kombëtare, të ullirit, arrorëve dhe drurëve të tjerë frutorë.
“Ky buxhet bazohet në performancën e ekonomisë dhe këtë model që ka garantuar çdo vit rritjen ekonomike ndër më të lartat në Europë e botë në kulmin e krizës, rritjen e vazhdueshme të eksporteve të vendit që krahasuar me 2006 janë 3 herë më të mëdha”- tha ai
(d.bonollari/BalkanWeb)