E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Europian përshëndet iniciativën për Reformën Zgjedhore

Bruksel- Brukseli zyrtar ka përshendetur, mbrëmë në mbledhjen e Komisionit Europian, ngritjen e komisionit parlamentar për reformen zgjedhore në vendin tonë. Këshilli Europian ka përgëzuar bashkëpunimin e mazhorances dhe opozitës për të punuar me reformen zgjedhore.

Përmes një deklaratë, Këshilli Europian i ka bërë thirrje faktorit politik shqiptar që të kapërcejnë ngërçin dhe të vijojnë dialogun mes tyre, në të mirë të integrimit të vendit.

Këto hapa pozitivë duhet ti shërbejnë tejkalimit të ngërçit që ka karakterizuar dhe dominuar skenën politike. Zgjedhjet lokale të Majit u vlerësuan në përgjithësi si konkurruese dhe transparente. Ende, procesi zgjedhor u karakterizua nga probleme të cilat duhet të adresohen mbi bazën ligjore në procesin e reformës zgjedhore. Në tërësi, Shqipëria ka bërë një progres të limituar në përmbushjen e kriterit politik të anëtarësimit dhe 12 prioritetet që konsiderohen kyç për hapjen e negociatave të pranimit”- citohet më tëj në raportin e mbrëmshëm në Bruksel.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sot në Kuvend, Komisioni për reformën zgjedhore
  2. Reforma Zgjedhore, Ashton: Të kryhet përpara zgjedhjeve të 2013-tës
  3. Konferenca e Kryetarëve: Komison për reformën zgjedhore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›