E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin reshjet e borës- Bulqizë, rrezikohet bllokimi i rrugëve nacionale

Bulqizë- Moti i ftohtë, me temperatura të ulëta nën 0 gradë, që po bën prej dy ditësh në rrethin e Bulqizës u shoqerua gjatë natës së mbrëmshme edhe me reshje dëbore, kryesisht në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit.

Mesohet se si shkak i deborës janë krijuar probleme për drejtuesit e automjetëve që transportojnë minatorët drejt firmave private të kromit,  në zonen D. Po ashtu debora i është afruar komunave, Zerqan, Trebisht, Ostren, Martanesh.

Ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme reshjet po vazhdojnë të bien duke rrezikuar edhe izolimin e disa komunave. Megjithatë, prefektura e Dibrës deklaron se në këtë komuna situata vazhdon të jetë nën kontroll.

Nga ana tjetër mesohet se drejtoria e rrugëve ka marrë masat e nevojshme për hedhjen e skorjes dhe kripës në rast izolimi, në rrugët nacionale.

Vitet e tjera Bulqiza është konsideruar si një nga zonat më të ftohta, si pasojë janë bllokuar disa herë rrugët nacionale. Për kërë arsyeu shefi i policisë së qarkullimit në rrethin e Bulqizës, Ardjan Balla u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjetëve që të lëvizin me zinxhirë, në mënyrë që të shmangen aksidentët për shkak të ngricave dhe rrëshkitjeve nëpër rrugë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Nis aksioni për lirimin e rrugëve dhe trotuareve.
  2. Moti i çuditshëm, nga vera në dimër
  3. Durrës- Gjëndet një kufomë e dekompozuar, nisin hetimet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›