Festa e PD, Sali Berisha sulmon Ramiz Alinë
Berisha deklaroi se në dhjetor 1990, ndryshimi erdhi me vullnetin e ish-presidentit. "Alia dhe Milosheviçi ndihmuan njëri-tjetrin që Shqipëria dhe Serbia të zëvendësonin me shpejtësi pluralizmin politik me pluralizmin burokratik"
TIRANE-Kryeministri Berisha, në 18-vjetor in e themelimit të PD-së, nxori një fakt të ri për dhjetorin e ’90, kohë kur u krijua partia, kryetar i së cilës është aktualisht. “Partia Demokratike do të shpallej nga diktatori si armike e popullit shqiptar. Ai mobilizoi të gjithë potencialin, terrorin e tij kundër saj. Ramiz Alia dhe Sllobodan Milosheviçi shkrinë, bashkërenduan shërbimet dhe përpjekjet e tyre, ndihmuan njëri-tjetrin me të gjitha mënyrat, që Shqipëria dhe Serbia të zëvendësonin me shpejtësi pluralizmin politik me pluralizmin burokratik. Të dy ata shpallën subjekte politike elektorale levat e partive simotra, por që në fakt ishin si nënë e bijë, pra, organizatat e rinisë, gruas, frontit, sindikatave”, - u shpreh në fjalën e tij Kryeministri Berisha. Duke mbetur sërish te Ramiz Alia, ai e akuzoi për firmosjen e urdhrave për pushkatime, për vrasje dhe se organizonte gjyqe politike, “financonte organizatat terroriste marksiste-leniniste në Afrikë, Amerikën Latine dhe vende të tjera”, në një kohë kur në vende të tjera po vinte demokracia. Këto akuza ndaj Alisë, që nuk kanë munguar, bëhen 18 vjet pasi Berisha, më 11 dhjetor të 1990, i dërgonte “mirënjohje presidentit tonë, shokut Ramiz Alia”. Madje, vetë Berisha nuk ishte më aktivi në hapat e parë të krijimit të PD-së dhe hartimit të statusit të saj. Gjithashtu, Kryeministri Berisha dëshmoi se në Shqipëri nuk kishte disidencë, ndryshe nga vendet e tjera të Lindjes, dhe për mungesën e saj ai akuzoi pikërisht Enver Hoxhën. “Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që nuk kishte firmosur Aktin e Helsinkit, vendi me zero disidencë reale”, - bëri të ditur Berisha. Pikërisht në këtë 18-vjetor të PD-së, ai gjeti vend për të kujtuar edhe të vdekurit apo të vrarët e kësaj partie, si Azem Hajdarin, Arben Brocin, Artan Lenjën dhe Gramoz Pashkon. Kryeministri Berisha, në një festë organizuar sërish si pjesë e pandashme e fushatës elektorale, i premtoi simpatizantëve të mbledhur në sallën e Pallatit të Kongreseve, se në qershor do të marrin mandatin e dytë. Berisha foli shumë për mandatin e dytë, jo vetëm të qeverisë së tij, por edhe të atij vetë. “Në mandatin tim të dytë, - tha në një moment kryeministri, - do të bëjmë realitet premtimet e tjera.”
Një nga premtimet e tij të para ishte kërkesa për marrjen e statusit të kandidatit në BE. Këtë premtim ai e bëri duke pasur të pranishëm një pjesë të madhe të përfaqësuesve diplomacisë në vendin tone. “Jam këtu, në këtë ditë solemne të idealeve europiane të shqiptarëve, për t’u zotuar se muajt e parë të vitit të ardhshëm Shqipëria do të paraqesë kërkesën për statusin e kandidatit”, - tha Berisha gjatë fjalës së mbajtur para demokratëve. Ai gjithashtu premtoi se do ta përfundonte dhe ta inauguronte para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme, “korridorin shqiptar”, rrugën Durrës-Kukës. “Ndërtimi i rrugës tmerron armiqtë e saj, inaugurimi i saj në muajt e ardhshëm do të thotë fundi i atyre që nuk e deshën rrugën”, - u shpreh Berisha. Ai më tej shtoi se në projektin e tij për mandatin e dytë, është realizimi i një rrjeti rrugor modern në të gjithë rajonin.
Për çështjet sociale, Berisha u ndal te pensionet, për të cilat, pasi përmendi faktin e rritjes së tyre një muaj para zgjedhjeve, më 1 maj të 2009, do t’i rrisë edhe më tej gjatë mandatit të dytë. Ai e bëri këtë si premtim personal të tij, dhe jo si një premtim kolektiv, pra i maxhorancës që drejton. “Unë zotohem se në mandatin tim të dytë, rritja e madhe e rrogave dhe pensioneve do të jetë një nga objektivat madhore të politikës sime”, - tha Berisha.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)