Gjeneral Luan Hoxha: Pse më liruan nga Ushtria
Nga Tedi Blushi
Gjeneral Leinanti i pyetur dje nga “Gazeta Shqiptare” lidhur me arsyet që detyruan nxjerrjen e dekretit për lirimin e tij, sqaroi se ky vendim erdhi pas kërkesës qe bëri ai vetë
TIRANE-Vendimi i Presidentit Bamir Topi për të nxjerrë jashtë radhëve të ushtrisë shqiptare Gjeneral Leinantin Luan Hoxhën, nuk ka lidhje aspak me tragjedinë e Gërdecit. Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i pyetur dje nga “Gazeta Shqiptare” lidhur me arsyet që detyruan nxjerrjen e dekretit për lirimin e tij, sqaroi se “ky vendim i Presidentit të Republikës erdhi pas kërkesës sime për të mos qenë më pjesë e Forcave të Armatosura. Pas daljes në rezervë, pata një kohë të mjaftueshme për të reflektuar dhe kuptova se detyrë tjetër për mua në ushtri, në bazë të gradave që mbaj, nuk mund të kishte. Kështu që kërkova vetë të largohem”, - ka sqaruar Hoxha. Në këtë mënyrë, ish- shefi i Shtabit të Përgjithshëm ka shuar çdo zë apo dyshim, se dekreti i kreut të shtetit për lirimin e tij nga ushtria shqiptare lidhej me tragjedinë e Gërdecit. I pyetur mandej nëse tashmë ai e ka humbur apo jo gradën “Gjeneral Leinant”, Hoxha nënvizon se “çdo gjeneral del nga ushtria gjeneral, ashtu si çdo kapter del kapter”.
Shtabi i Përgjithshëm
Gjeneral Leinant Luan Hoxha u shkarkua nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm në 16 qershor të këtij viti, me dekret të Presidentit Topi. Ishte Kryeministri Sali Berisha, ai që kërkoi nga kreu i shtetit shkarkimin e Hoxhës, pasi sipas tij ai ishte një nga shkaktarët për tragjedinë e ndodhur në Gërdec. Pas shkarkimit nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Hoxha falënderoi përkushtimin dhe punën e Forcave të Armatosura në punën e bërë deri tani. Lidhur me ngjarjen e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë, ai u shpreh aso kohe, se kishte zgjedhur heshtjen për t’i hapur rrugë hetimeve të pavarura dhe veprimeve të institucioneve për zbardhjen e shkaqeve të tragjedisë. “Kam zgjedhur me vetëdije heshtjen, duke qenë i bindur se në këtë mënyrë do të ndihmoja në mënyrë modeste zhvillimin e hetimeve. Jam i bindur se ky qëndrim shkon njësh me respektin e ligjin, ku vendimet merren pas gjykimeve, dhe jo para tyre”, - u shpreh Hoxha aso kohe. Që nga nisja e hetimeve nga ana e organit të akuzës, ai është thirrur për të dhënë sqarime dy herë nga Prokuroria e Tiranës dhe dy herë nga Prokuroria e Përgjithshme. Gjatë marrjeve në pyetje, ish-shefi i Shtabit ka dhënë sqarime lidhur me gjithë procedurën e demontimit të armëve në fabrikën e Gërdecit. Hoxha ka pranuar se është për respektimin e institucioneve dhe beson në hetimet që do të kryejnë ato. Në fund ai ka shtuar se aktiviteti i tij do të jetë në respekt të vazhdueshëm të institucioneve dhe ligjit. Pasardhësi i tij në postin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së është aktualisht Maksim Malaj.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)