Fushë Krujë, Lohan e Alibeaj vizitojnë burgun e ri
Kreu i Delegacionit të KE në Shqipëri Lohan i shoqëruar nga ministri i drejtësisë, Enkelejd Alibeaj kanë vizituar sëbashku burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë. Lohan theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut është një nga parimet themeltare të BE.
FUSHE KRUJE- Në kuadër të ndihmës që Bashkimi Europian po jep në përmirësimin e infrsatrukturës dhe administrimit të burgjeve në Shqipëri, Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë Helmuth Lohan, vizitoi burgun e sigurisë së lartë në Fushë Krujë. Lohan ndoqi nga afër një seancë trajnimi për administratën e sapo përzgjedhur të burgut të Fushë Krujës. Trajnimi është pjesë e ndihmës së dhënë në kuadër të projektit të financuar nga BE me 400.000 euro, "Drejtimi Human i Burgjeve", i cili mundëson trajnime te administratës mbi të drejtat e të burgosurve. Në këtë vizitë shefi i delegeacionit të komisionit europain në Shqipëri, Lohan, ishte i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj. Lohan iu referua 60 vjetorit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ai theksoi se respektimi i të drejtave të njeriut është një nga parimet themeltare të Bashkimit Evropian, i përbashkët për të gjitha vendet anëtare dhe i detyrueshëm për të gjitha vendet që synojnë t'i bashkohen BE-së.
Burgu i Fushë Krujës është ndërtuar nëpërmjet një projekti prej 3.8 milion euro. Ky burg ofron akomodim për 312 të burgosur, nga të cilët 176 të sigurisë së ulët dhe 136 të sigurisë së lartë. Eshte ndërtuar gjithashtu një tjetër burg në Korçë dhe një qendër paraburgimi në Vlorë. Asistenca në këtë fushë do të vazhdojë me €10 milion të tjera. (a.r/news24/balkanweb)