Gjeldeti kavajas shpallet "mbret" i panairit
Nga Fatmir Popja
Në panairin që u zhvillua në komunën e Përparimit, konkurruan gjithsej 22 fermerë kultivues të gjelit të detit, me një numër të përgjithshëm prej 700 shpendësh. Mori pjese dhe Ministri Gjana
ELBASAN -Një gjeldeti nga Kavaja me emrin "Bobi", u shpall dje "Mbreti i Vitit" në panairin tradicional që zhvillohet në Qarkun e Elbasanit, ndërkohë që dy shoqëruesit e tij ishin të fermerëve të Peqinit. Në panairin që u zhvillua në komunën e Përparimit, konkurruan gjithsej 22 fermerë kultivues të gjelit të detit, me një numër të përgjithshëm prej 700 shpendësh. Ministri i Bujqësisë e Ushqimit, Jemin Gjana që ishte në këtë aktivitet, i vuri shiritin gjelit kampion duke u dhënë dhe shpërblimet përkatëse fituesve të konkursit.
AKTIVITETI
Edhe pse Drejtoria Rajonale e Bujqësisë dhe Ushqimit, Elbasan që është organizatorja e këtij panairi, ndryshe nga vitet e tjera nuk ishte marrë aq sa duhet me këtë aktivitet, që në orët e para të mëngjesit, fusha në qendër të komunës së Përparimit u mbush nga qindra banorë vendas dhe të ardhur nga rrethet fqinje e më gjerë. Në paradën e gjelave të detit, që nisi në orën 09.00 e që vazhdoi për më shumë se 2 orë, morën pjesë 22 ekipe (tufa të fermerëve) me 700 krerë shpendë. Teksa spektatorët duartrokisnin gjelat konkurrentë, juria mbante shënim për të shpallur fituesit. Mes konkurrentëve kishte fermerë nga 4 rrethet e Qarkut të Elbasanit (Peqin, Gramsh, Librazhd, Elbasan), nga Kavaja, Lushnja, Fieri e nga rrethe të tjera të vendit që mbarështojnë masivisht gjelin e detit. Në fund, juria e përbërë nga specialistë, shpalli dhe fituesit. Fitues i vendit të parë, ose "Mbreti i Vitit", u shpall gjeldeti me emrin "Bobi" i një fermeri nga Kavaja, me peshën 14 kg. Ndërsa në vend të dytë e të tretë, përkatësisht gjeldeti i një fermeri peqinas dhe ai i një fermeri nga Elbasani. Ministri Jemin Gjana, i shoqëruar nga deputeti i Peqinit, Dashnor Sula, pasi i vuri shiritin e trofeut "Bobit", dha dhe stimujt materialë. Fermeri i "Bobit" mori 30 mijë lekë. Fituesit të vendit të dytë ju dhanë 20 mijë lekë dhe të tretit 10 mijë lekë. Është i treti vit radhazi që në Elbasan zhvillohet panairi i gjelave të detit, duke u kthyer në traditë. Në dy vitet e para fituesi qe vendas, ndërsa dje, shpallja "Mbret..." e një gjeldeti nga Kavaja, u përcoll me xhelozi nga vendasit.
MISIONI
Interesi i fermerëve elbasanas ka bërë që të shtohet mbarështimi i gjeldetit nga fermerët, si një nga burimet e sigurimit të të ardhurave. Ndërsa, panairi i përvitshëm synon shkëmbimin e eksperiencave të rritësve dhe shtimin e tufave. Sipas specialistëve, në Qarkun e Elbasanit janë 4050 familje që rrisin mbi 100.500 gjela deti, ku pesha mesatare është mbi 6,1 kg. Pjesa dërrmuese e familjeve në rrethet Elbasan, Librazhd, Gramsh e Peqin rrisin tufa me nga 20-50 gjela, e më shumë. Në panair u evidentua dhe eksperienca e fermerit Ruzhdi Bashvogli, nga Peqini që mbarështon një tufë prej 250 gjelash deti. Sipas statistikave, numrin rekord në shkallë qarku e mban rrethi i Peqinit. Në aktivitetin e djeshëm pati dhe tregtarë që kontaktuan me fermerët, të cilët blenë direkt apo lidhën kontrata të ndërsjella. Dje në panair, çmimi i një kilogrami gjeldeti ishte 700 lekë. Në Shqipëri gjelat e detit të rritur në rrethin e Peqinit janë nga më të shijshmit dhe më të preferuarit me rastin e festave të fundvitit. Ky është shkaku që dhe prodhimi i tyre është më i kërkuari nga klientela.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)