Festa e Pashkes, ndizen qirinjte
VLORE - Qindra besimtare ortodokse ne qytetin e Vlores festuan Pashket deri ne mengjesin e dites se djeshme. Besimtaret u mblodhen ne oret e vona te mbremjes duke u gdhire dita e djeshme ne Kishen e Shen Theodhorit ne kete qytet, ku dhe moren pjese ne ceremonine e Ringjalljes se Krishtit, qe e drejtoi At Konstandini. Ne oren 24.00 besimtaret perjetuan momentet e Ringjalljes se Krishtit dhe uruan njeri-tjetrin per harmoni, paqe e miresi. Ne kete dite te shenjte percillen mesazhet e shenjta te ringjalljes, te shpreses per te nesermen. Dashuria dhe besimi ndaj zotit forcojne bindjen per te perballuar jeten dhe per te kuptuar me mire mesazhet e saj. Gjate ceremonise u shpernda flaka e shenjte, e cila permes qindra qirinjve te ndezur, u perhap ne familjet e besimtareve.
Ringjallja e Jezusit, kremtim ne te gjithe vendin
Qindra besimtare ne vend, kane festuar naten duke u gdhire dita e djeshme, ringjalljen e Jezusit, gjate meshave te zhvilluara ne kisha. Besimtaret jane lutur duke ndezur qirinj si dhe kane cukitur vezet e kuqe, simbol i kesaj feste. Ne Fier, At Ilia, i cili drejtoi ritet e kesaj feste u tha besimtareve se "ne kete nate te madhe cdo mendim ndricohet me driten e ngjalljes", dhe se "gjithcka mbushet me drite".
Ringjallja e Krishtit u kremtua mesnaten e kaluar nga besimtaret ortodokse ne kishen e "Shen Pavlit" dhe "Shen Astit" ne qytetin e Durresit. Qindra besimtare moren pjese ne meshen e organizuar ne mjediset e kesaj kishe te rindertuar 8 vjet me pare. Mesha e Vigjiljes se Pashkes, e cila quhet ndryshe 'Sherbesa e Mesnates' u drejtua nga At Spiro Tola.
Besimtaret ortodokse ne Gjirokaster festuan deri ne oret e para te mengjesit te dites se dieles, ringjalljen e Jezu Krishtit. Festa e Pashkeve mblodhi ne Kishen e "Shen Mehillit" ne lagjen Varosh, si dhe ne Kishen "Shen Sotiri", ne lagjen "Pazari i Vjeter", mijera besimtare ortodokse, te cilet mbanin ne duar veze te kuqe dhe qirinje, simbol i paqes dhe i Pashkeve. At Theodhori Nikolla, udheheqesi i meshes ne Kishen e "Shen Mehillit" lexoi mesazhin e urimit te Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse-Autoqefale, Hiresia e Tij, Anastas Janullatos.
Disa qindra besimtare ortodokse kremtuan naten e Pashkeve ne kishen ortodokse te "Shen Kollit", ne Elbasan ku u mbajt edhe mesha e shenjte, ndersa besimtaret me qirinj ne duar kaluan mesnaten ne kishen e "Shen Kollit", si dhe ne Kishen e "Shen Merise, "Shen Thanasit" duke therritur njezeri 'Krishti u ngjall'.
Mijera besimtare ortodokse te Korces me qirinj te ndezur ne duar kremtuan mesnaten duke u gdhire e diela Ringjalljen e Krishtit, ndersa gjate dites se sotme selia e Mitropolise se Shenjte ne kete qytet u vizitua nga autoritetet lokale dhe besimtare te moshave te ndryshme. Mitropoliti i Korces, Pogradecit, Kolonjes, Devollit dhe Voskopojes, Imzot Johani, e cilesoi Diten e Pashkes si "nje ngazellim te madh, sepse Jezusi e mundi vdekjen dhe beri te mundur rifitimin e integritetit njerezor".