E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfliktet per pronesine, 2 te plagosur rende

Konfliktet per motive pronesie kane rrezikuar t'u marrin jeten dy banoreve te rrethit te Lushnjes. Paraditen e djeshme eshte arrestuar ne flagrance 65-vjecari Hysni Cela, nga fshati Grabian i rrethit te Lushnjes, nen akuzat "plagosje e rende" dhe "armembajtje pa leje". Ai akuzohet se ka qelluar me pistolete mbi bashkefshatarin e tij 53-vjecar Maksim Premci, pas nje debati ndermjet tyre. I demtuari ka marre tre plage nga plumbat e 65-vjecarit dhe eshte derguar ne spitalin e Lushnjes, ku ndodhet i shtruar ne gjendje te rende. Burime nga policia e Lushnjes bene te ditur se i dyshuari nuk ka bere rezistence gjate arrestimit dhe ka pranuar autoresine e krimit. Pothuajse ne te njejten kohe, ne Divjake nje 34 vjecar ka qelluar me thike nje 33 vjecar. Sipas burimeve policore lushnjare, Eduart Gjuzi ka plagosur me thike Besim Allen. Ngjarja ka ndodhur ne qender te Divjakes. Te dy bashkefshataret kane qene duke pire kafe ne te njejtin lokal dhe jane pare qe te shkembejne fjale me njeri-tjetrin. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mesohet se Gjuzi ka marre thiken nga banaku i lokalit dhe me te ka qelluar drejt Besim Alles te cilin thika e ka prekur ne shpatull e bark. Policia e cila ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka mundur qe te arrestoje te dyshuarin ndersa ai po largohej ne drejtim te pyllit. Sipas burimeve spitalore mesohet se i plagosuri ka humbur mjaft gjak pasi eshte transportuar nga Divjaka drejt Spitalit te Lushnjes.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›