E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panua: Festa ime per ngjalljen e Krishtit

Ornela Hila

Ka zgjedhur te veshe nje kostum tradicional te grave nartiote per t'u prezantuar ne festen e karnavaleve, nje i ri i Nartes. Panajot Dhima ka veshur dje nje fustan ngjyre ciklamini, ku nderthuren dhe ngjyrat e ndezura si bluja. Panua, sic e therrasin miqte, ka parukat e zeza me onde te gjata, sikunder ka qene dikur zakon te mbaheshin floket e grave ne zone, dhe i ka lidhur me nje rrip flokesh. Maska qe ka zgjedhur per te mbuluar fytyren eshte disa vjecare. Ajo eshte dizenjuar enkas per kete feste karnavalesh, te cilat ne Narte festohen tradicionalisht diten e Pashkes.

Panajoti na tregon se nuk eshte hera e pare qe ai zgjedh te vishet si femer. Ai thote se kjo eshte festa me e shumepritur dhe me e bukur e vitit. Eshte festa e gezimit per ngjalljen e Krishtit. Ka celur siparin keshtu ne fshatin Narte te rrethit te Vlores festa me e madhe e pervitshme e kesaj zone. Karnavalet qe zgjasin 72 ore jane celur paraditen e djeshme, si cdo dite Pashke, dhe do te vijojne deri diten e marte.

Kjo feste fetare eshte zhvilluar cdo vit qe nga viti 1922 e deri me sot. Edhe gjate regjimit, populli i Nartes i ka zhvilluar, ndonese ne menyre me te kufizuar, karnavalet. Karnavalet zgjasin 3 dite e 3 net pa pushim, kendohet dhe kercehet ne gjithe fshatin. Karakteristike jane maskat e shumta te perdorura, te cilat perfshijne nga kostumet popullore e deri tek kafshet apo personazhe filmash vizatimore. Pervec veshjeve, ne keto karnavale jane karakteristike vezet e kuqe te pashkes, te cilat shperndahen neper familje te ndryshme duke i shkembyer me te tyret, iu jepen vizitoreve dhe pjesemarresve ne karnavale. Tradite gjithashtu eshte edhe berja kurban e mishit te qengjit. Nen maskat e kostumeve te ritualit, ku dallohet veshja popullore e luftetarit, veshja tradicionale e Nartes, kostumet e grave, apo dhe figurave te kafsheve, te rinjte kane kercyer te shoqeruar nga sazet. Kenge, valle, mish qengji dhe vere, do te shoqerojne fshatin Narte, vizitoret dhe vendasit per 72 ore, deri ne mbylljen e tyre. Ne festimet e djeshme ishte i pranishem deputeti i zones, Arben Malaj, kryetari i Keshillit te Qarkut, Agron Sharra, dhe drejtori i Policise se Qarkut, Vehbi Bushati. Festa nisi me nje koncert nga grupi i Pallatit te Kultures dhe grupet e kengetareve e valltareve vlonjate, te cilet me pas i lane vendin tradites se maskave dhe valleve me kostumet e karnavaleve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›