Festa e Pashkëve, fluks emigrantësh në Kapshticë

Kthimi i emigrantëve në atdhe për festën e Pashkëve ortodokse ka shtuar fluksin në doganën e Kapshticës.
Sipas të dhënave nga kjo pikë doganore mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në tokën shqiptare 3049 shtetas shqiptarë dhe 891 automjete ndërsa kanë dalë 1982 shtetas shqiptarë dhe 529 automjete.
Sipas informacioneve në doganën e Kapshticës nuk ka radhë ndërsa pritet që fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të festuar Pashkët pritet të rritet në ditën në vijim.