E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, policia e Tiranës masa për parandalimin e tyre

Policia e Tiranës merr masa për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Ndër masat e marra është parashikuar një bashkëpunim edhe më të frytshëm më Njësinë Rajonale të Qarkullimit rrgor Tiranë, me Komisariatet e Policisë së Tiranës për parandalimin e aksidenteve e ngjarjeve të tjera aksidentale, në akset rrugore të qytetit të Tiranës dhe në veçanti në akset rrugore të zonave rurale.
 

Bashkëpunimi konsiston, në ushtrimin e kontrollit të përbashkët të punonjësve të policisë rrugore me specialistët e parandalimit dhe të hetimit të krimit në Komisariate. Nga Njësia Rajonale e Policisë Rrugore, me qëllim disiplinimin e qarkullimit rrugor, janë përforcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje - daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës.
 

Me gjithë masat e marra nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Policisë Rrugore Tiranë, vetëm përgjatë ditës së djeshme janë marrë 770 masa administrative.
 

Ndërkohë, Njësia Rajonale e Policisë Rrugore Tiranë, njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve, të cilët nuk kanë likujduar masat administrative të vendosura nga shërbimet e policisë rrugore për shkelje të ndryshme të legjislacionit rrugor, të kryejnë menjeherë likujdimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›