E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Vitit të Ri, vizita normale në qendrat shëndetësore

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal të Tiranës, Liljana Ramasaço, sqaroi sot për mediet, se rreth 60 vizita janë kryer nga shërbimet shëndetësore të Tiranës gjatë festave të fundvitit, 40 prej të cilëve janë referuar në shërbimin spitalor.

Ajo nënvizoi se personat që janë vizituar ishin kryesisht alkoolpirësit dhe të tjerët të sëmurë kronikë. Sipas Ramasaços, nga ASHR u morën të gjitha masat për mbulimin e shërbimit shëndetësor të ofruar ndaj qytetarëve të Tiranës. Shërbimi parësor ka funksionuar gjatë ditëve të festave nga ora 08.00 deri në 20.00 dhe në shërbim të qytetarëve kanë qenë mjekët pediatër dhe patologe, të cilët kanë ofruar veç shërbimit normal dhe atë të urgjencës.

“Nga ana e Urgjencës së Tiranës është ofruar shërbim pa ndërprerje gjatë 24 orëve dhe kanë qenë në dispozicion të qytetarëve tre ekipe mjekësore shtesë, veç ekipeve që funksionojnë normalisht në shërbimin e urgjencës së Tiranës”, tha Ramasaço. Në fund të deklaratës, ajo kërkoi nga qytetarët e Tiranës që të drejtohen në qendrat shëndetësore ku ata mund të marrin shërbim shëndetësor cilësor dhe të respektojnë sistemin e referimit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-04 17:14
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›