Lezhë, “i dehnin” pasagjerët për t’u marrë paratë

Ngjarja më e fundit ka ndodhur në Lezhë, ku policia pas një hetimi disa mujor ka çuar në pranga dy vëllezër.
Edhe pse në moshë të thyer, ata ende mendonin skema se si të përfitonin para në mënyrë të pa drejtë. Vëllezërit e ndaluar janë Mark Ujkaj, 61-vjeç dhe Martin Ujkaj, 75-vjeç, banues në Gocaj dhe Shëngjin të Lezhës. Këta shtetas transportonin udhëtarë, ku përveç se nuk iu prisnin biletë, i qerasnin edhe me "Coca-Cola".
Pas pijes, udhëtarët ndienin këputje dhe për policinë, me shumë gjasa dy personin hidhnin lëndë narkotike ose lëndë toksike. Pas kësaj, ata u grabisnin paratë që kishin që mbanin me vete. Hetimet nisën pas denoncimit që kishin bërë dy persona, të cilët kishin shpëtuar nga vdekja pas ndërhyrjes së mjekëve dhe ndihmës së dhënë nga kalimtarët e rastit.
Organet e hetimit po mbledhin të tjera të dhëna, pasi ka dyshime të forta se këta shtetas kanë realizuar edhe vjedhje të tjera. Historia ka nisur më 18 shtator të vitit të shkuar dhe ka vazhduar në vijim. Dy vëllezërit kishin një makinë të tipit "Wolksvagen Passat", ku pikërisht në shtator kishin marrë si pasagjer N. Palin, 76-vjeç, banues në Ishull-Shëngjin.
"Gjate rrugës dhe pikërisht në fshatin Balldre në formë qerasje, i kane ofruar një "Coca-Cola" që mendohet se mbante lënde toksike (helmuese, ende e papërcaktuar, por dyshohet si drogë) dhe pasi pasagjeri e ka pirë, gjendja shëndetësore e tij është renduar", thanë burime zyrtare. Pasa kësaj, vëllezërit Ujkaj, i kanë marrë të moshuar 15.500 lekë. Policia ka zbuluar edhe një vjedhje tjetër me të njëjtat metoda. /S.Lleshi/Start/
2011-01-05 09:31
[