Specializimet e mjekësisë, aplikimet deri më 12 dhjetor

Konkursi është i hapur dhe pritet të mbyllet më 12 dhjetor, ndërkohë këtë vit janë shtuar edhe 60 kuota.
Prej kohësh, studentët e mjekësisë janë ankuar për mungesën e studimeve Master, teksa u desh ndërhyrja e rektorit të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule për të zgjidhur situatën. Përveç konkursit me shkrim dhe mesatares, për herë të parë këtë vit, studentët do t’i nënshtrohen edhe një interviste nga një komision me pesë anëtarë.
Aplikimet janë të hapura në të gjitha departamentet, por për Fakultetin e Mjekësisë shqetësim mbeten kapacitetet për të përballuar këto studime. Në bazë të rregullores së re të miratuar nga ky fakultet, pyetjet për studentët do të jenë më specifike për degët për të cilën ata kanë aplikuar. Vlerësimi do të bëhet me sistem pikësh, ku maksimumi është 1000 pikë. /S.Ll/Start/
2011-01-05 08:39
[