E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, gjendet e vdekur në banesë një 26-vjeçare

Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë të ditur se viktima quhet Gentiana Jaku. Mësohet se 26-vjeçarja ka shkuar për të fjetur dhe rreth dy orë më pas është gjetur e vdekur në krevatin e dhomës së gjumit prej familjarëve të saj.

Policia tha se gjatë këqyrjes së kufomës nuk u evidentuan shenja dhune dhe sipas familjarëve, vdekja e saj është natyrore. Ndërkohë, nga ana e strukturave përkatëse të policisë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

                                                                                             2011-01-04 21:18
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›