Rritet çmimi i cigareve

Kështu, duhanpirësit do të përballen këtë vit me një çmim minimumi 20 lekë më tepër për çdo paketë. Rreth 40 % e popullsisë së rritur shqiptare është duhanpirëse, duke e bërë këtë fenomen një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin.
Duhanpirja është përgjegjëse për rreth 20 % të barrës së sëmundjeve në vendin tonë. Një studim i dy viteve më parë nga Shoqata Amerikane e Kancerit në Shqipëri dëshmon se duhanpirjes mund t’i atribuohen rreth 3800 vdekje të parakohshme në vit. Ndërkohë, është vlerësuar gjithashtu se rreth 230 vdekje të parakohshme çdo vit mund të parandaloheshin nga rritja e çmimit të paketave, eliminimi i ekspozimit pasiv në mjedise publike dhe eliminimi i reklamave të duhanit.
Në maj të vitit 2007, hyri në fuqi ligji kundër duhanpirjes në mjediset publike, nenet kryesore të cilit ndalojnë pirjen e duhanit në të gjitha mjediset publike të mbyllura së bashku me ndalimin e reklamës së duhanit. Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se çdo 6.5 sekonda në botë vdes një duhanpirës. Studimet tregojnë se personat që fillojnë të pinë duhan në adoleshencë, që zënë më shumë se 70 për qind te duhanpirësve dhe vazhdojnë të pijnë duhan për 20 vjet, humbasin 20-25 vjet, krahasuar me jo duhanpirësit.
2011-01-05 08:30
[