E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e kthyer në dhunë

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 19:00

Festa në Barcelonë u shndërrua në dhunë në orët e hershme të dielën, kur së paku 18 persona janë hospitalizuar, sipas medieve lokale.

Policia ka njoftuar se më tepër se 80 persona janë arrestuar për sulme ndaj zyrtarëve në drejtim të së cilëve hodhën shishe, fishekzjarrë dhe gjësende të tjera, ndërsa shkatërruan ulëset e parkut dhe stacionet e autobusit.

Kacafytjet shpërthyen kur Barcelona mposhti Manchester Unitedin 3-1 në Wembley të shtunën mbrëma. Rreth 50 mijë njerëz vërshuan rrugët e Barcelonës për të festuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›