Festa e Çlirimit, Rama nderon të rënët në Varrezat e Dëshmorëve
Tiranë-Festa e Çlirimit është përkujtuar sot nga opozita e cila sapo ka zhvilluar homazhet në Varrezat e Dëshmorëve për nder të të rënëve për çlirimin e vendit.
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nderuar pak më parë të rënët, duke shprehur vlerësimin e tij për veprën e tyre. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast u vendosën kurora me lule pranë memorialit “Nënë Shqipëri” nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nga deputetë të PS-se, Gramoz Ruci e Arta Dade, kryetari i PSD-se, Skënder Gjinushi, kryetari i PDS-se, Paskal Milo. Nderim për të rënët në këtë ceremoni kanë shprehur dhe anëtarë dhe figura të PS-se, si shkrimtari Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi e Rexhep Meidani, përmes vënies së kurorave me lule në shenjë respekti për të gjithë jetët e humbura në luftën për clirim.
Në repsekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve të Shqipërisë ceremonia përkujtimore u zhvillua në një atmosferë solemne.
Ndërkohë, mazhoranca dhe drejtues të qeverisë nuk kanë planifikuar asgjë për të kujtuar këtë ditë, pasi i festuan të dyja bashkë ditën e djeshme, kur urimet për flamurin, u shoqëruan me vlerësimin dhe nderimin e të rënëve.
Sot në Varrezat e Dëshmorëve kanë shkuar shumë veteranë, familjarë të dëshmorëve, të afërm të tyre dhe patriotë të tjerë.
Para vizitës së kreut të socialistëve, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve zhvilloi edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe deputetë të tjerë, të cilët kujtuan gjithashtu 29 Nëntorin si festën e Clirimit të vendit.
Berisha si sot kryeminister edhe dje në opozite nuk e ka festuar asnjë herë ditën e Clirimit pasi sipas tij, 29 Nëntori ishte zgjedhur nga regjimi komunist, duke falsifikuar historinë, që data e çlirimit të Shqipërisë të përkonte me atë të çlirimit të ish Jugosllavisë së Titos.
Një ditë më parë, ai uroi gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë dhe të clirimit të vendit, duke bërë në një dy ditët, që opozita dhe shumë të tjerë i festojnë më vete.
Po dje, kreu i Shtetit zhvilloi një pritje për festën e Pavarësisë, ndërkohë që mori urime të shumta nga personalitet të bvotës pikërisht për ditën e flamurit, festën e pavarësisë së vendit.