E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Frankeshtajni" shqiptar po çmend Anglinë

 

Arton Baleci, vitin e ardhshëm, do ta vërë veten në dispozicion të një "klonimi" të ajkës së futbollit

Për të ndërtuar lojtarin perfekt nevojiten:

Truri - Dimitar BerbatovGoditjet standarde - Devid BekamLëvizjet - Tierri HanriKthesat - Robin van PersiMbyllja e aksioneve - Rud van NistelroiForca - Didie DrogbaShpërthimi - Fernando TorresEkuilibri - Zllatan IbrahimoviçDriblimi - Lionel MesiGoditjet me kokë - Kristiano RonaldoMarifetet - Robinjo

Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë! Shtetasi anglez me origjinë kosovare, Arton Baleci, ka mbledhur ekspertët më të mirë në botë për t'u bërë një kampion i madh brenda 1 viti!

Imagjinoni sikur të mund të merrnit pjesët më të mira nga Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Robinjo, për të krijuar një futbollist të kompletuar. Arton Baleci është i gatshëm të japë një vit të jetës së tij, duke u përpjekur të kthehet në "Frankeshtajnin" e futbollit, duke e bërë veten nga një futbollist anonim, në një yll të kampionatit anglez.

Në 12 muajt e ardhshëm, ai do të përpiqet të bëjë një "klonim" të ajkës së futbollit, në projektin e tij, të cilin e ka quajtur "The Beautiful Aim". Mund të duket si njëfarë fantazie e marrë, por ja që Baleci e ka shumë seriozisht. "Kam grumbulluar një skuadër me ekspertët më të mirë në botë, që do të përpiqen ta realizojnë një gjë të tillë, në 18 muajt e ardhshëm,ka thënë ai.Kam besim se do t'ia arrijmë qëllimit. Kemi ndër mend t'i shkojmë deri në fund kësaj rruge, përderisa mua më mungon talenti natyral. Mendoj se i kemi të gjithë elementët e nevojshëm t'i shkojmë sa më pranë të jetë e mundur realizimit të projektit."

Ai ka lindur në Stokton on Tiz dhe e ka babanë kosovar, mamanë kanadeze. Balecit i ka lindur kjo ide në vitin 2003, pas zhgënjimit që i shkaktoi mosangazhimi në një ndeshje të gjimnazit të tij. Por ai vijoi të merret me futboll dhe ka marrë pjesë edhe në një turne të "Nike freestyle competition."

"The Beautiful Aim" ka lindur nga dëshira e tij për të luajtur futboll si dhe nga trajnimi që ka kryer në programin neuro linguistik (NPL), ku testohen modele të suksesshme dhe përpiqen të përsëriten në mënyrë më eksperte në nivele më të larta, në përpjekje për të kryer me sukses brenda një kohe sa më të shkurtër. 23 vjeçari Baleci ka një fizik më të konsiderueshëm se ai i Kristiano Ronaldos, kështu që kampionët te të cilët ai do të frymëzohet, do të studiohen, në mënyrë që më pas të mund të modelohen në personin e tij. "BBC Sport" e ka takuar Balecin te evenimenti i përvitshëm "Be a Pro day at Southampton's training ground". Aty iu mor mendimi edhe trajnerit të Sauthemptonit dhe ish yllit të kombëtares angleze, Met Lë Tizie, përpara zhvillimit të një ndeshjeje ndaj një skuadre lokale. Si një prej lojtarëve më të talentuar të brezit të tij, pikëpamjet e Lë Tizie për shanset që ka Baleci për t'ia dalë mbanë, nuk ishin fort optimiste. "Krijimi i talentit mund të të marrë shumë kohë, për këtë s'ka asnjë dyshim,tha Lë Tizie.Ka pasur lojtarë që nuk kanë qenë shumë të talentuar, por kanë punuar me muaj e vite të tëra dhe, falë përkushtimit të tyre, më pas kanë arritur të zhvillojnë një karrierë shumë të mirë."

Ndërsa menaxheri i Sauthhemptonit, Jan Portvliet, i cili ka qenë pjesë e "Futbollit Total" të Holandës, që arriti finalën e Kupës së Botës 1978, mendon se një gjë e tille është e mundur. "Duhet të besosh tek ajo që bën. Kur dëshiron të bësh diçka, duhet të japësh më të mirën për t'ia dalë mbanë,"tha ai. Por Baleci është ndeshur edhe me një skepticizëm më të rëndë, atë të trajnerit të Arsenalit, Arsen Venger. "Kam marrë pjesë në një turne futbolli, ku ishte edhe Vengeri,tha Baleci.Kisha pranë një njeri, të cilin do të doja ta kisha trajner dhe që e adhuroja, pasi jam tifoz i Arsenalit." Por deri ku mund të shkojë Baleci me planin e tij? Vengeri ka thënë se, nëse një lojtar nuk aftësinë teknike që në moshën 14 vjeçare, dhe nëse nuk ka fizikun e përshtatshëm në moshën 16 17 vjeçare, si dhe aftësinë taktike nga mosha 18 19 vjeç, ai s'do të ketë kurrë mundësi të bëhet një futbollist i mirë. "Ishte një çast zhgënjyes të dëgjojë nga një prej heronjve të tu, që të jepte një opinion krejt të kundërt me diçka që ke ndër mend të bësh,tha Baleci.I them Arsenit se e dua shumë, por tani po nis punën që t'i tregoj se e kishte gabim." Procesi 1 vjeçar do të ndahet ne tri aspekte të veçanta:

Gjendja fizike: Baleci do t'i nënshtrohet një regjimi fitnesi, që do të ketë synimin që ta ngrejë në nivelin e një futbollisti të Premier Ligës. Nik Grenthem, një ish trajner i kombëtares angleze të gjimnastikës, i cili do të punojë me të gjatë këtij viti, beson se do të jenë të mjaftueshëm 9 muaj, që Baleci të jetë gati. Ai do të testohet gjatë kësaj periudhe tek Universiteti i Sporteve dhe Shkencës në Northumbria për të monitoruar progreset e bëra, për sa i takon shpejtësisë, fuqisë dhe shkathtësisë, si dhe reagueshmërisë e rezistencës. Sakaq, Baleci do t'i nënshtrohet një diete të posaçme në ushqim, që gjithashtu do të monitorohet. Dhe më pas do t'i nënshtrohet edhe një trajnimi të veçantë, për instinktet e tij, në mënyrë që truri i tij t'u përgjigjet sa më shpejt lëvizjeve që duhet të kryejë në fushë. Baleci ka përzgjedhur një skuadër ekspertësh të fushës nga më të mirët në botë dhe është frymëzuar nga futbollistë si Roberto Karlos, Zllatan Ibrahimoviç, Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Robin Van Persi, Rud Van Nistëlroi etj. Se sa do t'ia dalë mbanë, kjo mbetet për t'u parë. Por Baleci e ka nisur programin tashmë, kështu që s'na mbetet gjë tjetër, veçse t'i urojmë që ta realizojë ëndrrën e tij, që është ëndrra edhe e shumë të rinjve të tjerë: të bëhesh një futbollist i madh! Ai dëshiron ta bëjë një gjë të tillë me Arsenalin, ëndrrat duhen ushqyer me besim dhe, nëse ia del Baleci, çdokush tjetër mund t'ia dalë mbanë. Ose të paktën të përpiqet, të provojë, çka është gjithnjë më mirë sesa të mos tentosh, e më pas të jetosh me brenga.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›