E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e vitit te ri, restorantet nisin pergatitjet

Per te gjithe qytetaret, te cilet nuk kane mundesi ta kalojne naten e nderrimit te viteve jashte shtetit, bar-restorantet dhe pub-et e kryeqytetit kane filluar pergatitjet e para. Shumica prej tyre kane hartuar programin e festimeve per Vitin e Ri, duke bere madje edhe reklama. Keshtu, disa prej restoranteve me te njohura ne Tirane kane filluar te "rekrutojne" klientet e pare. Menaxheret shprehen se ne pergjithesi, ata i kane tavolinat e prenotuara vit per vit. Megjithate, u eshte dashur te punojne shume, duke afruar prane bizneseve te tyre kengetare e grupe muzikore. Madje, edhe humoriste te ndryshem. Sigurisht qe keto lloj sherbimesh kushtojne, por, sipas menaxhereve te restoranteve me luksoze, ia vlen nje gje e tille. Ata tregojne se pjesa derrmuese e personave qe kane prenotuar, jane familjare. Shpesh ata preferojne qe t´i marrin edhe femijet me vete, me qellim qe edhe ata ta shijojne naten madheshtore te Vitit te Ri. Ata qe i kane femijet e vegjel, ua lene prinderve, por, sipas administratoreve, nuk mungojne edhe rastet kur prinderit ua japin "luksin" bijve te tyre qe te qendrojne zgjuar te pakten ne nje nate. Te pyetur se ku do ta kalonin naten e nderrimit te viteve, qytetare te ndryshem shprehen se do ta kalojne ne restorant. Ata thone se, megjithese cmimet jane te larta, ia vlen te kalosh nje nate fantastike. Ata jane te mendimit se kane punuar gjithe vitin, dhe nje shpenzim i tille nuk eshte aspak i tepert, nese nuk behet shpesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›