Festa kombetare ne Kine mbi 100 mije veta ne Tien An Men

Himni kombëtar dëgjohet kudo e flamujt e kuq kanë mbushur sot Kinën. Kinezët festojnë 62-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore. Sheshi gjigand i Tien an Men, në Pekin ishte mbushur plot e përplot. Përveç autoriteteve, mëngjesin e sotëm aty ishin mbi 100 mijë vetë të mbledhur në kryeqytet nga mbarë vendi për të marrë pjesë në ceremonitë madhështore. Ka pasur nga ata që kanë kaluar të gjithë natën jashtë për të mos munguar në ceremoninë që mbahet gjatë gjithë ditës.
Në ditën e festës kombëtare e përdishmja e kineze “Peoples Daily” i dedikoi një editorial të gjatë krizës së euros. Gazeta më e njohur kineze u ka bërë thirrje shteteve evropiane që të veprojnë me vendosmëri në zgjidhjen e krizës së borxheve në Eurozonë. Përndryshe, sipas gazetës, ekziston rreziku i dëbimit të disa shteteve anëtare të kësaj zonë.
Kina mbetet e përkushtuar të investojë në Evropë, por dëshiron që ekonomitë e caktuara të dëshmojnë seriozitet në pagesën e borxheve, përsëritet në editorial thirrja e lëshuar nga kryesministri Uen Xhiabao. Kina që ka rezervat në valutë më të mëdha në botë, një të katërtën e investimeve të saj i ka në euro.
Delina Bitraku