E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City marredhenie e ftohte Mancini-Tevez

Ftohtësia mbizotëron mes teknikut të Manchester City, Roberto Mancini, dhe sulmuesit, Carlos Tevez. Tekniku italian e ka injoruar cështjen e argjentinasit në konferencën për shtyp. Tevez refuzoi të futej në fushë në sfidën e humbur 2-0 për Champions League ndaj Bayern Munich ndërsa klubi ka ndërmarrë një hap të paprecedent, duke lexuar një komunikatë për shtyp në të cilën thuhej se cdo pyetje direkt apo indirekt për Tevez do t’i jepte fund konferencës.

"Nuk kam komplikime në skuadër. I vetmi komplikim është se humbëm kundër Bayern Munich, vetëm këtë, të tjerat nuk janë probleme. Pikërisht se nisëm shumë mirë,mund të bëjmë një sezon fantastic. Nuk kam asnjë problem tjetër" është shprehur Mancini.

Në fakt, gjatë mbrëmjes në Allianz Arena, italiani ka marrë edhe reagimin e Edin Dzeko për zëvendësimin,por Mancini ka sqaruar se nuk ka asnjë problem me Dzekon apo Zabaleta dhe se është i përqendruar në ndjekjen e kryesuesve të Manchester United.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›