E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjysme milioni shqiptare, festojne ne Vlore

Ne kembe. Me kuaj. Me makina personale dhe mjete transporti. Te gjithe drejt Vlores per te festuar 100 Vjetorin e Pavaresise, sikurse nje shekull me pare te gjithe mblidheshin per te pare ngritjen e flamurit nga Ismail Qemali. Kurse dje dhe sot jane mbledhur per ta kujtuar edhe nje here me nostalgji, duke improvizuar edhe skena te filmit "Nentori i Dyte" apo pjese te historise se asaj kohe. Nje grup kosovaresh kane mberritur ne kembe pas me shume se dy javesh udhetimi nga Kosova ne Vlore. Nje grup tjeter si kaloresish mbi kuaj duke imituar Isa Boletinin. Dhe mijera te tjere per t'u bashkuar ne kryeqytetin e Pavaresise. Te pakten gjysme milioni njerez do te popullojne Vloren gjate gjithe dites se sotme. Shqiptare te kthyer nga emigrimi, shqiptare te Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise, Camerise dhe nga treva te tjera. Personalitete shteterore, qe nga Presidenti, Kryeministri dhe kryeparlamentarja, qe ishin mbreme te pranishem, deri tek intelektuale, diplomate, e qytetare te thjeshte te te gjitha moshave.

Hotelet dhe motelet plot. Rezidencat te tejmbushura dhe te perfshira ne agjenden e ngjeshur te aktiviteteve. Marshime ne rruge, shetitje me flamuj, shtepi e godina te shnderruara ne kuq e zi. Por edhe shtepi, qe tashme jane kthyer ne ambiente strehimi mikpritese per shqiptaret e trevave, pasi nuk ka me vend per t'u akomoduar. Bashkia e Vlores dhe autoritetet vendore ndermoren disa dite me pare nismen e mikpritjes per shqiptaret, qe do te mbeten pa strehim diten e sotme, por edhe te neserme. "Kjo nisme i sherben kultures mikpritese vlonjate dhe ketij jubileu", tha kryebashkiaku Gjika. Pothuajse nga Uji i Ftohte dhe deri te Ura e Mifolit, ndihet atmosfera e festes, ku shikon jo vetem flamuj te varur ne dyqane e banesa, por edhe tregjet e tejmbushura me dekore te ndryshme, qe i sherbejne festes. Qe prej dites se djeshme lokalet dhe restorantet nuk merrnin fryme nga mbipopullimi. Por me e veshtira sipas pronareve te tyre vjen diten e sotme me 28 nentor, ku vendet jane rezervuar prej ditesh, por edhe ato qe jane bosh pritet te mbushen. Deri dje sipas bashkise numeroheshin bashke me qytetaret e rretheve, te qarkut Vlore dhe trevave, te pakten 400 mije persona. Por ky numer mund te rritet ne oret e metejshme dhe kulmi pritet gjate mbremjes. Nga ana tjeter Vlora sot do te jete nje qytet pa makina dhe i gjithi i kthyer ne nje rezidence gjigante per masen e njerezve, qe do festojne 100 vjetorin e Pavaresise. Diten e djeshme ka pasur koncerte festive te shkollave, qendrave kulturore, ekspozita, inaugurime dhe simpoziume te ndryshme. Bashkia dhe Prefektura kane pergatitur programe te pasura me aktivitete. Kulmi arriti mbreme ne "Sheshin e Flamurit", ku mbi 50 mije qytetare ndoqen koncertin festiv me kete rast, ne prani edhe te autoriteteve me te larta shteterore. Vetem ne 24 oret e fundit kane mberritur ne Vlore 1500 shqiptare nga Maqedonia, nje pjese e tyre te nisur nga vendet ku jetojne ne menyra simbolike nga me te ndryshmet me kuaj, karroca apo te veshur si Ismail Qemali, Isa Boletini e patriote te tjere kontribuues ne shpalljen e Pavaresise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›