PDU Mbeshtesim cdo force qe perkrah ceshtjen came
Partia per Drejtesi dhe Unitet do te bashkepunoje me cdo force politike qe mbeshtet kauzen e saj per te mbrojtur dhe zgjidhur ceshtjen came. Keshtu eshte shprehur kreu i kesaj force politike Shpetim Idrizi nga Fieri ku jeton nje komunitet i gjere cam. Ceshtja came tashme eshte e njohur nga te gjithe. Se bashku me deputetin tjeter te PDU-se Dashin kemi bere te mundur qe kete ceshtjen ta bejme prezente jo vetem ne Parlamentin tone por edhe ne ate europian. Une jam anetar ne Komisionin Europian per Komunitetet dhe po bej tratativat e duhura per zgjidhjen e ceshtjes came. Edhe aleatet tane te medhenj Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane njohur tashme me ceshtjen tone dhe kane premtuar zgjidhje tha nga Fieri Shpetim Idrizi. Ai ka theksuar se PDU do te bashkepunoje me cdo force politike e cila mbeshtet kauzen e PDU-se nderkohe qe ka thene se ne Fier cameve u eshte mohuar nje deputet. Sipas Idrizit dy forcat kryesore politike me skemat e tyre si dhe me nderhyrjet ne KQZ nuk e njohen mandatin e trete te cameve ne Fier. Kete qendrim e ka mbeshtetur edhe Nimet Musai i cili kandidoi ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009.
Gjate fjales se mbajtur Idrizi u ndal edhe ne ceshtjen e regjistrimit te popullsise mbi bazen e vetedeklarimit te perkatesise etnike dhe fetare. Ne do te kundershtojme forte regjistrimin e popullsise mbi baza etnike dhe fetare si nje proces qe demton rende ceshtjen kombetare. Per te bere publik qendrimin tone ne do te kerkojme se shpejti nje interpelance ne Parlament tha kreu i PDU-se.
Ai ka folur gjithashtu per rritjen e bashkepunimit me forcat politike shqiptare ne Kosove Maqedoni dhe Mal te Zi ndersa u ka premtuar cameve te Fierit se shume shpejt Cameria do tu njihet dhe ajo do te preket nga ata.
Kreu i PDU-se ka pershendetur edhe vendimin e BE-se per liberalizimin e vizave gje qe sipas tij do te ndihmoje camet qe te vizitojne pa pengesa vendin e te pareve te tyre.
Deputeti tjeter i PDU-se Dashamir Tahiri deklaroi se shume shpejt do te kthehemi ne Cameri. Rruga jone nuk do te orientohet nga plumbat ashtu sic thote edhe kenga came por nga permbushja e nje te drejte te mohuar nga kancelarite e medha ku dhe ka zanafillen e saj ceshtja came.