E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce, Kapen 3 klandestinë afganë në kamionin e turkut

Punonjësit e doganës së Kapshticës në Korcë gjate kontrollit në kamionin e nje shtetasi turk te ngarkuar me lingota alumini gjeti të fshehur tre 3 shtetas afgane me pasaporta greke. Synimi ishte kalimi ne token greke nga kufiri shqiptar 

KORCE-Tre shtetas afganë janë kapur sot në doganën e Kapshticës në tentativë për hyrë nëpërmjet tokës shqiptare në Greqi. Sot paradite punonjësit e doganës së Kapshticës në Korcë gjate kontrollit në automjetin kamion me targa turke, 34UT9569 te ngarkuar me lingota alumini gjeti të fshehur tre 3 shtetas afgane me pasaporta greke. Menjëherë punonjesit e Doganes njoftuan policinë e cila beri ndalimin e shoferit, shtetasit turk, Ali Osman Gere dhe shoqëroi tre shtetasit afganë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për momentin. Ky eshte rasti i dyte brenda 3 diteve ku punonjesit e doganes ndalojnë shtetas afgane të fshehur pa dokumenta që tentojnë të hyjnë ilegalisht në territorin shqiptar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›